FRASH fuqizon rrjetin rinor në të gjitha zonat zgjedhore

July 6, 2025
1 minut lexim

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët (FRASH) ka mbajtur mbledhje të rëndësishme, ku është formuar zyrtarisht Shtabi Rinor Qendror dhe janë zgjedhur përfaqësuesit e rinj të Këshillit të Përgjithshëm, të përbërë nga përfaqësuesit e degëve të FRASH.

Viola Ramadani nga FRASH, ka njoftuar se gjatë mbledhjes janë zgjedhur edhe shefat e shtabit për zonat zgjedhore, duke e konsideruar këtë hap si një sinjal të qartë për organizimin dhe angazhimin e të rinjve në skenën politike shqiptare.

“Rinia është forca që ndërton të ardhmen. Sa më shumë dije, guxim e dashuri të ketë në zemrën e saj, aq më i ndritur bëhet nesërmi,” ka deklaruar Ramadani, duke theksuar rolin kyç të të rinjve në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të përparuar.

Ajo ka shtuar se rinia nuk është thjesht një periudhë e jetës, por një energji që kur ndizet me ideal, bëhet dritë për gjithë kombin.

Me këtë strukturim të ri, FRASH synon një mobilizim më të madh të të rinjve për zgjedhjet lokale, si dhe në funksion të sfidave politike dhe shoqërore që i presin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Sa u pagua në Hollywood? Rrëfehet Inva Mula

Të fundit nga

Sa u pagua në Hollywood? Rrëfehet Inva Mula

Sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë personale. Ajo u pyet se sa para ka fituar nga pjesëmarrja në filmin Hollywoodian, “Fifth Element”. Sa
ShkoLartë