Zjarri ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Visokës në Mallakastër, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, pranë rrugës kryesore.
Vatra e zjarrit është aktivizuar në një terren kodrinor, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse.
Forcat e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Terreni i thyer dhe përhapja e shpejtë e zjarrit kanë bërë që ndërhyrja të jetë e vështirë për ekipet në terren, të cilat vijojnë operacionin për të shmangur zgjerimin e mëtejshëm të vatrës.
Deri në këto momente nuk raportohen dëme në banesa apo persona të lënduar, ndërsa puna vijon për neutralizimin e plotë të zjarrit.
Burimi: botasot.info


