vijojne permbytjet ne shkoder dhe vaun e dejes te pakten 100 banesa me prezence uji 68fe4145ba074

Vijojnë përmbytjet në Shkodër dhe Vaun e Dejës, të paktën 100 banesa me prezencë uji

October 26, 2025
1 minut lexim

Reshjet intensive të shiut të rëna gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të së dielës përmbytën një pjesë të fshatrave të Nën-Shkodrës dhe të bashkisë Vau Dejës.

Situata më alarmante ka qenë në këtë të fundit, ku rreth 100 shtëpi u zhytën në ujë, ndërkohë që lumi Glinë doli nga shtrati.

Kryebashkiaku i Vau Dejësit, Kristjan Shkreli, pasi pa nga afër situatën në terren, pranoi se gjendja mbetet e vështirë, ndërsa konfirmoi se janë të paktën 100 banesa me prezencë uji. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, Ashtë, Kosmaç dhe Barbullush janë pa energji elektrike.

Situata problematike paraqitet edhe në bashkinë Shkodër, në njësitë Gur i Zi dhe Berdicë, ku uji edhe atje ka depërtuar në banesa. Uji doli edhe mbi rrugën e re te Harku i Berdicës, duke rikthyer një problematikë të vjetër në këtë zonë.

Ndërsa pjesa e ultësirës përballet me përmbytje, në zonat malore ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale, si dhe prezencë uji në akse rrugore. Fshatrat turistike si Razma dhe Boga janë gjithashtu pa energji elektrike.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

muzeu qe ruan historine e nentokes se trepces 68fe40a001081
Lajmi i mëparshëm

Muzeu që ruan historinë e nëntokës së Trepçës

rusia thote se samiti trump putin kerkon shume detyra shtepie 68fe41b4867b6
Lajmi i radhës

Rusia thotë se samiti Trump-Putin kërkon “shumë detyra shtëpie”

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë