vijojne largimet nga ash ja e taravarit largohet edhe gadaf uzeiri 699243d0b8c34

Vijojnë largimet nga ASH-ja e Taravarit, largohet edhe Gadaf Uzeiri

February 16, 2026
1 minut lexim

Pas dorëheqjes të Sekretarit Gjeneral të ASH-së, Taravari, Blerant Ramdani, jep dorëheqje edhe Sekretari Organizativ Gadaf Uzairi. Informacionin për dorëheqje e bëri të ditur Uzairi në rrjetin social Facebook, i cili ka falënderuar të gjithë bashkëudhëtarët dhe aktivistët e ASH-së.

Statusi i plotë i Gadaf Uzairi
“Sot ndihem i detyruar te flas për nje moment vendimtar dhe emocional në jetën time.

Me përgjegjësi dhe respekt për çdo hap që kam bërë, dua ta ndaj me ju qëndrimin tim, të cilin e shpreha në Kuvendin e Aleanca për Shqiptarët. Gjatë gjithë rrugëtimit tim, gjithmonë jam udhëhequr nga ideali dhe bindja se çdo veprim dhe vendim duhet të shërbejë për kauzën dhe për mirëqenien e popullit tonë. Ky vendim shënon një pikë reflektimi dhe mirënjohjeje për rrugëtimin tonë së bashku.
Aleanca për Shqiptarët lindi si një nevojë e kohës, nga idealistë dhe njerëz që besonin se shqiptarët nuk ishin të përfaqësuar denjësisht. Ajo u ngrit në kohë të vështira, me guxim dhe vendosmëri, dhe u bë shtëpi e shpresës për ata që besuan në ndryshim dhe drejtësi.

Shfrytëzoj këtë rast për të përshëndetur me respekt të gjithë bashkëudhëtarët e mi dhe ata që ngritën këtë lëvizje, duke i dhënë shpirt dhe energji çdo ditë. Në të njëjtën kohë, me sinqeritet, kërkoj falje për çdo gabim apo dhimbje që mund të kem shkaktuar gjatë rrugëtimit tim në Aleancë.
Një falënderim i veçantë shkon për mikun dhe shokun tim, Arben Taravari. Edhe pse shpesh nuk kemi qenë dakord për vendime të caktuara, besimi dhe respekti reciprok nuk ka u luhatur kurrë.

Dua t’u drejtohem veçanërisht aktivistëve dhe simpatizantëve,ju falënderoj nga zemra për mbështetjen, për përkushtimin dhe për çdo hap që kemi bërë së bashku. Rruga ime në Aleancë përfundon këtu, por shpirti dhe zemra ime do të mbeten gjithmonë pjesë e kësaj lëvizjeje, me respekt dhe mirënjohje për gjithçka që kemi ndarë bashkë”, ka shkruar Gadaf Uzairi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

konferenca e sigurise ne mynih kurti do ti rrisim investimet ne polici dhe ushtri 69921c4fc9c07
Lajmi i mëparshëm

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kurti: Do t’i rrisim investimet në polici dhe ushtri ​

shtetet anetare kane premtuar mbi 5 miliarde dollare trump per bordin e paqes 6992440321531
Lajmi i radhës

Shtetet anëtare kanë premtuar mbi 5 miliardë dollarë, Trump për Bordin e Paqes

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë