Pas publikimit të videove të saj intime në rrjetet sociale dhe bujës së madhe që u bë në gjithë opinionin publik dhe rrjetet sociale, ka reaguar këngëtarja Eli Fara.
Në qëndrimin e saj ajo shprehet se nuk ndihet e turpëruar dhe ashtu duhet të ndihen ata që shpërndanë dhe publikuan ato pamje.
Postimi i Eli Farës:
Kam kaluar një jetë në skenë, duke ndarë me publikun këngën dhe dashurinë për artin. Sot po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjentime.
Në këtë shoqëri, grave u kërkohet shpesh të mbajnë mbi supe edhe turpin e veprimeve që kryhen kundër tyre. U cenojnë privatësinë dhe pastaj u kërkojnë të japin llogari. I lëndojnë dhe pastaj i giykojnë për mënyrën si e përballojnë dhimbjen. Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim.
Sot po e përjetoj vetë sa e rëndë është të shohësh jetën tënde private të kthyer në spektakël dhe të ndiesh se, për disa njerëz çdo gjë gë ke ndërtuar vlen më pak se një moment intim.
Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem….
Burimi: botasot.info


