video tubimi politik ne indi kthehet ne tragjedi te pakten 40 te vdekur dhe 50 te plagosur pas perleshjes 68d975919d7a9

Video/ Tubimi politik në Indi kthehet në tragjedi, të paktën 40 të vdekur dhe 50 të plagosur pas përleshjes

September 28, 2025
1 minut lexim

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur gjatë një përplasjeje masive në një tubim politik të mbajtur nga aktori dhe politikani Vijay, në Indi.

Sipas autoriteteve vendase, viktimat përfshijnë burra, gra dhe fëmijë, ndërsa Kryeministri i shtetit jugor indian Tamil Nadu, M.K. Stalin, konfirmoi bilancin tragjik dhe njoftoi se 51 persona të tjerë po marrin trajtim mjekësor intensiv.

Turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur për të ndjekur fjalimin e Vijay-t, një nga aktorët më të njohur të kinemasë, i cili ka tërhequr mijëra mbështetës që nga futja e tij në politikë.

Shefi i policisë bëri me dije se vonesa në mbërritjen e politikanit në vendin e ngjarjes përkeqësoi situatën, pasi turma kishte pritur për orë të tëra pa ushqim dhe ujë.

TVK fillimisht kërkoi leje për një tubim prej 10,000 personash, por turma në të vërtetë ishte më shumë se dyfishi,” tha shefi i policisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Pamjet nga mediat lokale tregojnë momentet kur Vijay shpërndan ujë nga automjeti i fushatës dhe përpiqet të ndihmojë mbështetësit që po humbnin ndjenjat.

Aktori dhe politikani i njohur reagoi pas tragjedisë me një mesazh në platformën X, duke u shprehur i shkatërruar emocionalisht dhe duke ofruar ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Kryeministri Stalin njoftoi kompensim financiar për familjarët e të ndjerëve dhe ngritjen e një komisioni hetimor. Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që shoqëron tubimet e liderit të ri politik, pas një incidenti të ngjashëm në tetor 2024, ku humbën jetën gjashtë persona.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba ja pergatitet per goditjen e uraganit imelda ne brigjet lindore 68d973d3e0d01
Lajmi i mëparshëm

SHBA-ja përgatitet për goditjen e uraganit “Imelda” në brigjet lindore

drone te tjere mbi objekte ushtarake ne danimarke 68d979c8a4a15
Lajmi i radhës

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

Të fundit nga

ShkoLartë