video tragjedi ne turqi avioni ushtarak rrezohet ne kufirin midis gjeorgjise dhe azerbajxhanit 20 persona ne ekuipazh 69135b6b837a1

Video/ Tragjedi në Turqi, avioni ushtarak rrëzohet në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit, 20 persona në ekuipazh

November 11, 2025
1 minut lexim

Një avion transporti ushtarak turk i tipit C-130 është rrëzuar në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit. 

Sipas njoftimit zyrtar, avioni ishte nisur nga Azerbajxhani me destinacion Turqinë, por humbi kontaktin dhe u rrëzua në një zonë malore përgjatë kufirit të dy vendeve. Në bord ndodheshin 20 persona, mes tyre pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

“Një avion transporti ushtarak C-130, i cili u nis nga Azerbajxhani dhe kishte për destinacion vendin tonë, u rrëzua në kufirin Gjeorgji–Azerbajxhan. Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen në bashkëpunim me autoritetet e të dy vendeve”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në rrjetet sociale gjeorgjiane dhe turke janë publikuar video dhe foto që pretendohet se tregojnë momentet pas rrëzimit, ku duken pjesë të avionit, përfshirë bishtin dhe një derë të tij. Deri tani, nuk janë dhënë detaje mbi shkakun e aksidentit apo gjendjen e pasagjerëve.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan reagoi gjatë një fjalimi publik, duke shprehur ngushëllimet e tij.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga lajmi se avioni ynë u rrëzua në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit. Shpresojmë që do të dalim nga ky aksident me humbje minimale. Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë”, deklaroi ai.

Edhe Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, konfirmoi përmes një postimi në rrjetet sociale se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë intensivisht. Ai bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij gjeorgjian, Gela Geladze, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes.

Avioni C-130 Hercules, i prodhuar nga Lockheed Martin, është një nga mjetet më të përdorura të transportit ushtarak në botë, në shërbim që nga viti 1954 dhe përdoret nga mbi 60 vende. Forcat Ajrore Turke e kanë në përdorim që prej vitit 1963.

Shkaqet e rrëzimit mbeten ende të panjohura.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje burre arrestohet ne gjermani per drejtimin e nje platforme vrasjeje qe synonte merkelin dhe scholzin 691359b76e66b
Lajmi i mëparshëm

Një burrë arrestohet në Gjermani për drejtimin e një platforme vrasjeje që synonte Merkelin dhe Scholzin

FB IMG 1762876519942
Lajmi i radhës

Mexhiti dhe Murtezi vendosin prioritetet e qeverisjes së re në Çair

Të fundit nga

ShkoLartë