video pamje te renda shqiptari masakron me thike ish gruan ne greqi 50 vjecarja u fut ne nje supermarket per te shpetuar 6934a32385a65

VIDEO/ Pamje të rënda, shqiptari masakron me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja u fut në një supermarket për të shpëtuar

December 6, 2025
1 minut lexim

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës në ishullin e vogël të Greqisë, Thasos.

Pamjet e rënda janë xhiruara nga kamerat e një supermarketi që ndodhej pranë shtëpisë së saj, ku ajo vrapoi e zbathur për t’i shpëtuar ish-bashkëshortit, i cili kishte mbërritur në Greqi pak ditë më parë nga Shqipëria. (VIDEO)

Përpjekjet e saj rezultuan të pashpresa, pasi 55-vjeçari e goditi me në fytyrë dhe kokë duke e lënë të plagosur, sapo doli nga supermarketi. Momentet që pasojnë janë tronditëse, ndërsa gruaja rrëzohet përtokë dhe qytetarët e paktë që ndodheshin aty tentojnë ta ndihmojnë.

“Ai erdhi nga Shqipëria në ishull, u tha njerëzve që jam vëllai i saj dhe ata i treguan shtëpinë. Pasi i shkoi në shtëpi, gruaja e trembur mbylli dyert, por ai i theu xhamin e dritares”, rrëfen një prej dëshmitareve.

55-vjeçari u arrestua dhe iu sekuestrua një thikë dhe një kaçavidë, ndërsa ish-gruaja ndodhet në spital.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

neser nderprerje e ujit ne disa objekte dhe zona te shkupit 6934a010666a6
Lajmi i mëparshëm

Nesër ndërprerje e ujit në disa objekte dhe zona të Shkupit

zelensky telefonon witkoff dhe kushner zbardhet biseda mes zyrtareve te larte 6934a545d2459
Lajmi i radhës

Zelensky telefonon Witkoff dhe Kushner, zbardhet biseda mes zyrtarëve të lartë

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë