neser nderprerje e ujit ne disa objekte dhe zona te shkupit 6934a010666a6

Nesër ndërprerje e ujit në disa objekte dhe zona të Shkupit

December 6, 2025
1 minut lexim

Shkup, 6 dhjetor – Nesër, duke filluar nga ora 07:00, disa objekte dhe zona në Shkup do të mbeten pa furnizim me ujë. Pa ujë do të jenë përdoruesit në objektet e ASHAM-it, Gjykatës Themelore 2, Qendrës Kulturore të të Rinjve, Bibliotekës Universitare “Shën Kliment Ohridski” – Shkup, Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Qendrës Tregtare “Mavrovasja”, si dhe një pjese e Çarshisë së Shkupit, Kullës së Sahatit, rrugës “Otokar Kershovani”, Rrugës së Avokatëve dhe një pjese e bulevardit “Krste Misirkov”.

Sipas njoftimit nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, ndërprerja është e nevojshme për shkak të një defekti në linjën e ujësjellësit në bulevardin “Krste Misirkov”.

Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në përfundimin e punimeve.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

qeni kafshoi per vdekje 2 vjecarin babai im bir me pa buzeqeshi dhe mbylli syte 69348c34706d5
Lajmi i mëparshëm

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

video pamje te renda shqiptari masakron me thike ish gruan ne greqi 50 vjecarja u fut ne nje supermarket per te shpetuar 6934a32385a65
Lajmi i radhës

VIDEO/ Pamje të rënda, shqiptari masakron me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja u fut në një supermarket për të shpëtuar

Të fundit nga

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1 Sipas
ShkoLartë