Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër S. M. (53) nga f. Negotinë, Komuna e Vrapçishtit, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vrasje”, sipas nenit 123 të Kodit Penal.
“Më konkretisht, më 09.12.2025, J. M. (34) nga rajoni i Gostivarit raportoi se nëna e tij, H. A. (53) nga f. Raven, Gostivar, ishte larguar nga shtëpia, ndërsa më vonë në kamerat e sigurisë kishte vërejtur se më 07.12.2025 ajo hyn në një automjet ‘Fiat’, pas së cilës ishte e pakapshme në telefon. Gjithashtu, ai raportoi se në kamerat e sigurisë kishte vërejtur se natën ndërmjet 06.12. dhe 07.12.2025 S. M. kishte hyrë dhe kishte kërkuar në shtëpinë e tij, dhe se para ishin marrë nga dhoma e tij. Më 11.12.2025, në orën 02:15, S. M. u privua nga liria për shkak të dyshimit se e kishte detyruar H. A. të largohej nga shtëpia me të”, informon MPB-ja.
Pas marrjes së masave në lidhje me rastin dhe pasi u kontrolluan incizimet nga kamerat, u konstatua se i raportuari kishte dhënë deklaratë të rreme në stacion policor. Njëkohësisht, nga listingu i thirrjeve u vërtetua se H. A. kishte pasur kontakt me të për herë të fundit më 07.12.2025.
“Më vonë, me urdhër gjyqësor, u krye edhe kontroll në shtëpinë e S. M., pas së cilës nga liria u privua edhe bashkëshortja e tij, Gj. V. (48). Gjatë bisedës zyrtare në stacion policor, Gj. V. pranoi se bashkëshorti i saj S. M. e kishte vrarë H. A. me armë zjarri dhe tregoi vendin ku ajo ishte varrosur. Pas kësaj, pjesëtarët e policisë nga Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar, në prani të një prokurori publik, kryen inspektim në vendin në territorin e fshatit Negotinë, ku u gjet trupi i H. A.”, njofton MPB-ja.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi.
Burimi: alfax.mk


