video epike intervista qesharake lojtari ndryshon fanellen me kundershtarin gazetarja nuk di ke ka ftuar 68ab17d4170bb

Video epike/ Intervista qesharake! lojtari ndryshon fanellën me kundërshtarin, gazetarja nuk di kë ka ftuar

August 24, 2025
1 minut lexim

Sikur të mos mjaftonte dëshpërimi për humbjen, për kapitenin e Werder Bremenit, Marco Friedl gjërat komplikohern edhe më tepër gjatë intervistës që duhet të jepte në fushë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Eintraht Frankfort-Werder Bremen që u mbyll me shifrat 4-1.

E ftuar nga gazetarja e Sky Sport, ai u ngatërrua me lojtarët e  Frankfurtit, nga gazetarja e cila duke njohur me sa duket vetëm stemat e klubeve dhe uniformat ju drejtua atij me një pyetje të gëzueshme për fitoren 4-1, ndërkohë që Marco Friedl, lojtarë i Bremenit kishte humbur 4-1. Lojtari ishte paraqitur aty me fanellën e kundërshtarit që e kishte ndërruar pas ndeshjes.

Gazetarja: Kam këtu Marco Friedl. Përshëndetje, ju fituat sot 4-1 ndaj Werder Bremenit, a e kishit pritur këtë rezultat?

Marco Friedl: Unë jam futbollist i Werder Bremen, shkëmbeva fanellën pas ndeshjes.

Kaq dialog ka mjaftuar për të zbuluar nivelin e gazetares dhe padyshim për ta bërë këtë intervistë qesharake shumë të njohur në të gjitha rrjetet sociale.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

po eksploronin ne zonen e vullkanit baransky zhduken 10 turistet 68ab171e65c0f
Lajmi i mëparshëm

Po eksploronin në zonën e vullkanit Baransky, zhduken 10 turistët

lufta per liri vazhdon zelensky ne diten e pavaresise ukraina nuk ka fituar ende por sigurisht nuk ka humbur 68ab18cc721cd
Lajmi i radhës

“Lufta për liri vazhdon”, Zelensky në Ditën e Pavarësisë: Ukraina nuk ka fituar ende, por sigurisht nuk ka humbur!

Të fundit nga

ShkoLartë