video deputetet sherr me grushte ne parlamentin e turqise 69498944bbe20

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

December 22, 2025
1 minut lexim

Seanca e fundit e diskutimeve plenare për buxhetin e shtetit në Parlamentin turk u shënua nga tensione të larta dhe përplasje të dhunshme mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Mbrëmjen e së dielës, përplasjet verbale mes përfaqësuesve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Partisë Republikane Popullore (CHP) u përshkallëzuan në përleshje me grushte brenda sallës së Kuvendit.



Për rreth 10 minuta, deputetët e mbledhur rreth podiumit kryesor në qendër të sallës, u përplasën me njëri tjetrin fizikisht dhe verbalisht, në skena që bënë shumë shpejt xhiron e botës.

Sipas mediave turke, incidenti nisi pas një debati të ashpër mes deputetit të partisë në pushtet, AKP nga qyteti i Bursës, Mustafa Varank, dhe nënkryetarit të grupit parlamentar të opozitës, CHP-së, Gökan Günaydin. Nga foltorja, Varank kritikoi drejtimin e CHP-së dhe politikat e bashkive të drejtuara nga opozita, deklarata që u konsideruan provokuese nga deputetët opozitarë.

Reagimi i Günaydin ishte i menjëhershëm, duke akuzuar mazhorancën për nxitje të tensioneve dhe sulme të vazhdueshme ndaj pushtetit vendor të opozitës. Situata u përkeqësua edhe më tej me përfshirjen e Ali Mahir Başarır, një tjetër nënkryetar i grupit parlamentar të CHP-së, gjë që shërbeu si katalizator i përleshjes fizike mes deputetëve të dy krahëve.

Në sallë ndodheshin edhe kryetari i CHP-së, Özgür Özel, si dhe kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, Devlet Bahçeli, por asnjëri prej tyre nuk ndërhyri drejtpërdrejt për të ndalur incidentin.

Kryetari e Parlamentit, Numan Kurtulmuş, u detyrua të ndërpresë seancën ndërsa forcat e sigurisë e patën të vështirë të përmbanin deputetët e zemëruar të përfshirë në konflikt. Përplasjet vazhduan edhe gjatë pezullimit të përkohshëm të seancës. Pas rifillimit të punimeve, Kuvendi miratoi Buxhetin e Qeverisë Qendrore për vitin 2026 me 320 vota pro dhe 249 kundër.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

foto gropa perpin tre anije ne angli shpetojne mrekullisht dhjetera persona 6949850551180
Lajmi i mëparshëm

Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona

rama reagon pas vdekjes se shemit ishte imazh i gjalle i kryeqytetit ne vitet kur rok u ishte ze rebelimi 69498a30a8eae
Lajmi i radhës

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

Të fundit nga

​Apple gjobitet me 98.6 milionë dollarë

Autoriteti Antitrust ka gjobitur Apple me 98.635 milionë euro për abuzim me pozicionin e saj dominues. Sipas Autoritetit Italian të Konkurrencës, kompania kaliforniane shkeli rregulloret e tregut për ofrimin e platformave për
ShkoLartë