victoria beckham ylli i ri i

Victoria Beckham ylli i ri i Netflix

October 8, 2025
1 minut lexim

Një ”Spice Girl” e famshme e viteve ’90, stiliste e njohur dhe sipërmarrëse inteligjente, aktorja britanike Victoria Beckham flet hapur për udhëtimin e trazuar të një vajze që “donte me dëshpërim të pëlqehej”, në një dokumentar të Netflix, që nis transmetimin nesër.

Premiera botërore e këtij seriali, me regji nga amerikania Nadia Hallgren, regjisore e një dokumentari të shquar mbi Michelle Obama në vitin 2020, do të shfaqet sot në mbrëmje në Londër.

Në këtë dokumentar, të titulluar thjesht “Victoria Beckham”, ish-Spice Girl, e njohur për fytyrën hermetike dhe përgjithësisht e perceptuar si ”e ftohtë”, flet hapur për udhëtimin e saj dhe për uljet e ngritjet që i dhanë formë jetës së saj.

“Njerëzit mendonin se isha një njeri i lig që nuk buzëqesh kurrë. Por… unë buzëqesh. Mos u tronditni!”, bën shaka ajo në trajlerin zyrtar të dokumentarit.

51-vjeçarja e përshkruan veten si një vajzë të vogël të ngathët, që donte me dëshpërim të pëlqehej dhe rrëfen fillimet e vështira në botën e modës, pas ndarjes së grupit ”Spice Girls”.

“Njerëzit mendonin: ajo është një yll popi, u martua me një futbollist, kush mendon se është?”, shprehet nëna e katër fëmijëve, gruaja e lojtarit të famshëm të futbollit David Beckham, dhe tani një stiliste e njohur në krye të një perandorie me vlerë dhjetëra miliona euro.

Ikonat e modës si ish-drejtoresha e ”Vogue USA”, Anna Wintour, dhe stilisti Tom Ford ndajnë përvojat e tyre në serialin e prodhuar nga kompania e David Beckham, ”Studio 99”.

Seriali transmetohet dy vjet pas një dokumentari në Netflix për David Beckham, i cili, sipas platformës, theu rekorde shikueshmërie në BM. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arian tahiri synim kam ti bashkoje te gjithe qytetaret e mitrovices jo vetem votuesit e nje partie 68e6c5cecbbaf
Lajmi i mëparshëm

Arian Tahiri: Synim kam t’i bashkojë të gjithë qytetarët e Mitrovicës, jo vetëm votuesit e një partie

bilall kasami ne bogovine u deshmua se era e ndryshimit ka nisur te fryje fuqishem 68e6d07458a85
Lajmi i radhës

Bilall Kasami: Në Bogovinë u dëshmua se era e ndryshimit ka nisur të fryjë fuqishëm!

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë