victoria beckham feston ditelindjen djali i tij cruz e uron publikisht ti me frymezon cdo dite 69e3c23816942

Victoria Beckham feston ditëlindjen, djali i tij Cruz e uron publikisht: Ti më frymëzon çdo ditë

April 18, 2026
1 minut lexim

Stilistja dhe ish-anëtarja e grupit Spice Girls, Victoria Beckham, ka festuar 52-vjetorin e lindjes, duke marrë urime të shumta publike nga familja e saj.

Njëri prej djemve të saj, Cruz Beckham, e uroi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi një foto të vjetër nga fëmijëria, në të cilën shfaqet në krahët e nënës së tij.

Krahas fotos, ai shprehu dashurinë dhe mirënjohjen për të, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen. Të dua. Ti më frymëzon çdo ditë”.

Urime për stilisten erdhën edhe nga bashkëshorti i saj, David Beckham, i cili gjithashtu zgjodhi rrjetet sociale për të ndarë mesazhin e tij në këtë ditë të veçantë.

Postimet familjare kanë tërhequr vëmendjen e fansave, duke reflektuar marrëdhënien e ngushtë dhe mbështetjen mes anëtarëve të familjes Beckham.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ina zhupa reagon ndaj taulant balles vendimet e gjykates respektohen ju nuk jeni mbi cdo pushtet 69e3c09fea136
Lajmi i mëparshëm

Ina Zhupa reagon ndaj Taulant Ballës: Vendimet e gjykatës respektohen, ju nuk jeni mbi çdo pushtet

qeveria e rmv se e vazhdoi masen per uljen e akcizave te derivateve te naftes deri me 4 maj 69e3c860c1c38
Lajmi i radhës

Qeveria e RMV-së e vazhdoi masën për uljen e akcizave të derivateve të naftës deri më 4 maj

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë