qeveria e rmv se e vazhdoi masen per uljen e akcizave te derivateve te naftes deri me 4 maj 69e3c860c1c38

Qeveria e RMV-së e vazhdoi masën për uljen e akcizave të derivateve të naftës deri më 4 maj

April 18, 2026
1 minut lexim

Qeveria në mbledhjen e sotme solli vendim për vazhdimin e masës për uljen e akcizave të derivateve të naftës, me vlefshmëri deri më 4 maj, me qëllim zbutjen e pasojave të goditjeve globale të çmimeve në ekonominë vendore, njofton Portalb.mk.

“Me vendimin vazhdohet ulja e akcizës për dizelin prej 4 denarësh për litër, si dhe ulja e akcizës për benzinat prej 95 dhe 98 oktan prej 2 denarësh për litër”, thuhet në kumtesën e sotme qeveritare.

Nga atje theksojnë se masa ka efekt të drejtpërdrejtë ndaj uljes së çmimeve me pakicë të derivateve dhe kontribuon për ulje të shpenzimeve për jetesë dhe presionet inflamatore.

Njëkohësisht, është sjellë vendim edhe për ndryshimin e vendimit për zbatimin e normës preferenciale të TVSH-së, me ç’rast norma prej 10 përqind do të vazhdojë të vlejë për benzinat, ndërsa për produktet e tjera kthehet norma e rregullt prej 18 përqind.

Siç informojnë nga Qeveria, sipas llogaritjeve tona, presin që Komisioni Rregullator për Energjetikë të sjellë vendim për ulje shtesë të çmimeve me pakicë të derivateve në mesatare prej rreth 1,5 denarë për litër.

Njëkohësisht, mbetet në fuqi edhe mekanizmi i dakorduar paraprakisht me kompanitë e naftës, sipas të cilit sigurohet ulje shtesë prej 3 denarësh për litër për dizelin dhe 2 denarësh për litër për benzinat.

Këto masa, sipas qeverisë, do të kontribuojnë për ulje të shpenzimeve të transportit dhe në zbutjen e presioneve inflacioniste mbi ekonominë.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje deklaroi se shteti për momentin nuk ka kurrfarë probleme në zinxhirin e furnizimit me naftë dhe derivate të naftës dhe theksoi se rezervat janë stabile, ndërsa sistemi funksionon pa ndërprerje.

Kujtojmë se dje,deputetët në Parlament dhanë dritën jeshile për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshmenë furnizimin me naftë dhe derivate të naftës. Me këtë vendim, gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri më 20 korrik 2026.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

victoria beckham feston ditelindjen djali i tij cruz e uron publikisht ti me frymezon cdo dite 69e3c23816942
Lajmi i mëparshëm

Victoria Beckham feston ditëlindjen, djali i tij Cruz e uron publikisht: Ti më frymëzon çdo ditë

reagim i bdi se baze ligjore per gjuhen shqipe ekziston 69e3c9ad312c8
Lajmi i radhës

Reagim i BDI-së: Bazë ligjore për gjuhën shqipe ekziston

Të fundit nga

ShkoLartë