vetevendosje kandidon enver halitin per kryetar te ferizajt 689a46f154077

Vetëvendosje kandidon Enver Halitin për kryetar të Ferizajt

August 11, 2025
1 minut lexim

Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar zyrtarisht Enver Halitin si kandidat për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në një aktivitet të mbajtur në Ferizaj, i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe figura të tjera të larta të VV-së, përfshirë sekretarin organizativ Alim Rama, ministrin Hekuran Murati, deputetët Valon Ramadani e Adelina Grainca, ish-deputetët Alban Bajrami e Shqipe Metaj-Isufi, zëvendësministrin Vigan Qorolli dhe drejtues të qendrës së VV-së në Ferizaj.

Vetëvendosje thotë se Haliti vjen me “përvojë, integritet dhe vizion” për ta bërë Ferizajn shembull të zhvillimit modern në Kosovë, me infrastrukturë të lidhur, ekonomi në rritje, arsim e kulturë të fuqizuar dhe qeverisje të përgjegjshme ndaj qytetarëve.

“Ferizaj, koha për fitoren e madhe ka ardhur”, u tha në prezantim, duke u shprehur besimi se me Halitin kryetar dhe VV-në në qeverisje, qyteti do të ecë me hapa të sigurt drejt zhvillimit, drejtësisë dhe barazisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

blerja me e shtrenjte ne histori e manchester cityt transferohet tek evertoni 689a46ee50a8f
Lajmi i mëparshëm

Blerja me e shtrenjtë në histori e Manchester Cityt transferohet tek Evertoni

nderron jete nga i nxehti 4 vjecari prinderit e gjejne brenda makines ne itali 689a481ae7119
Lajmi i radhës

Ndërron jetë nga i nxehti 4-vjeçari, prindërit e gjejnë brenda makinës në Itali

Të fundit nga

ShkoLartë