veteqeverisja lokale reforma qe permiresojne qasjen e qytetareve 693b378f06aa7

Vetëqeverisja lokale, reforma që përmirësojnë qasjen e qytetarëve

December 11, 2025
min lexim

Shkup, 11 dhjetor – Decentralizimi dhe digjitalizimi është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët, që të gjitha shërbimet komunale t’i marrin në mënyrë më të thjeshtë, pa pasur nevojë të shëtisin disa sportele institucionale. Sipas ministrit për Vetëqeverisje Lokale, Zllatko Perinski, në dobi të qytetarëve dhe komunave është edhe Ligji për vetëqeverisje lokale, që për momentin ka ngecur në procedurë kuvendore, për shkak të badenterit, i cili aktualisht mungon. Sipas tij, kjo Qeveri kujdesin ndaj komunave e tregoi që në fillim të mandatit.

“Atë që duhet ta punojmë në pjesën e digjitalizimit, gjithsesi shpresoj se do të gjejmë mekanizma, urtësi politike dhe mirëkuptim në pjesën e Kuvendit, sa i përket propozim-ndryshimeve të Ligjit për vetëqeverisje lokale të marrin dritën e ditës. Në përgjithësi si resor në suaza të Qeverisë, maksimalisht jemi të përkushtuar në pjesën e dhënies së mbështetjes në cilin do nivel të pushtetit lokal, jo vetëm financiarisht, por edhe në pjesën e dijes dhe mbështetjes për tejkalimin e sfidave të tyre ditore. Në 16-17 muajt e kaluar arritëm të ndajmë mjete në shumë rekorde, afërsisht 20 miliardë denarë për realizimin e rreth 1.200 projekteve.”, – deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.

Sa i përket digjitalizimit të komunave, Ministria për Transformim Digjital ka publikuar shpallje për krijimin dhe rregullimin e faqeve të internetit të komunave. Në këtë konkurs janë paraqitur rreth 50 komuna. Kjo do të ofrojë qasje më të lehtë për qytetarët në shërbimet komunale.

“Pesë komunat e para me 3 institucione kanë filluar konsultimet për përgatitjen e faqeve të tyre të internetit. Pres që në vazhdimësi gjatë muajit janar dhe shkurt që faqet e para të internetit të lëshohen në përdorim. Ajo që ofrojmë faqe të unifikuar të internetit që kanë lidhshmëri me të gjitha sistemet dhe shërbimet shtetërore uslugi.com.mk, portal për hapjen e të dhënave, uebfaqet e Qeverisë, siguri e unifikuar, qasje deri te shërbimet e komunave dhe informacionet që i ofrojnë.”, – theksoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

Nga BNJVL theksojnë se komunat po ballafaqohen me probleme financiare, andaj duhet fokusuar në decentralizimin financiar të komunave dhe kjo varet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

“Gjendja financiare e komunave është shumë e keqe. Duke falënderuar Qeverinë për këto mjete që i dha dy herë vitin e kaluar dhe me këtë arritën që sado pak të realizojnë ndonjë projekt infrastrukturor. Komuna nuk mund të funksionojë me mjete që i merr nga Qeveria dhe të presin që dikush nga Qeveria të tregohet i mëshirshëm dhe t;u japë para. Është shumë e rëndësishme të punohet në decentralizimin financiar.”, – theksoi drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së, Dushica Perishiq.

Procesi i digjitalizimit dhe decentralizimit mbështetet nga ambasada e Zvicrës dhe Suedisë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

murtezani shkendija rikthen netet magjike te futbollit europian ne shkup 693b307e97197
Lajmi i mëparshëm

Murtezani: Shkëndija rikthen netët magjike të futbollit europian në Shkup

35 vjetori i themelimit te pd grida duma uron ne top story i eshte dashur gjenialitet per te bere bashke copezat e historise 693b399bb0acd
Lajmi i radhës

35-vjetori i themelimit të PD, Grida Duma uron në ‘Top Story’: I është dashur gjenialitet për të bërë bashkë copëzat e historisë

Të fundit nga

Liverpooli çmendet për Diomanden

Liverpool është i përgatitur të thyejë bankën për të siguruar transferimin e supertalentit të RB Leipzig-ut, Yan Diomande, duke vendosur në tavolinë një ofertë prej 100 milionë eurosh për 19-vjeçarin nga Bregu
ShkoLartë