vetem per temen bekim sali refuzon te deklarohet per procesin e hages 6aa96e9040246

“Vetëm për temën”, Bekim Sali refuzon të deklarohet për procesin e Hagës

September 15, 2026
min lexim
sali 2

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali refuzon të japë qëndrim lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, pas deklaratave të ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari, të cilat bënë bujë të madhe për shkak qasjes së tij neutrale. I pyetur nga Alsat, Sali thotë se është i gatshëm të flet vetëm për temën e ngjarjes së sotme që ka të bëjë me procesin integrues në Bashkimin Evropian.

Gazetari: Zoti Sali, ditëve të fundit është aktuale çështja e gjykimit në Hagë. Dje pati një..

Sali: Vetëm në temë ju lutem? Vetëm me temën ju lutem.

Gazetari: Nuk do të deklaroheni për çështjen e Hagës?

Sali: Jo vetëm për temën.

Gazetari: Si zëvendëskryeministër i parë?

Sali: Mirëpo vetëm për temën.

Gazetari: A distancoheni nga Jeton Shasivari apo jo?

Sali: Domethënë vetëm për temën do të ju lutesha”.

Megjithatë, Sali krahas procesit integrues në Bashkimin Evropian, foli edhe për tema tjera.

Gazeetari: Megjithatë edhe një herë do të insistoj, meqë thatë vetëm për temën, por tash folët edhe për Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal. A keni një qëndrim të qartë pasi VLEN-i dhe ministri i Drejtësisë kanë qëndrime të kundërta?

Sali: Që ka të bëjë me integrimin evropian sot jemi të gatshëm të japim përgjigje, diçka që është jashtë temës mendoj që nuk duhet të insistoni që të merrni përgjigje për shkak se është një temë e caktuar.

Gazetari: Jeni zëvendëskryeministër i parë.

Sali: Nuk duam të defokusojmë opinionin sepse mesazhi është që duhet t’u japim sot.

Ndërkohë për çështjen e procesit gjyqësor ka një kaos me qëndrimet nga përfaqësuesit e VLEN-it. Derisa ministri i Drejtësisë nga radhët e VLEN-it, Jeton Shasivari dje u shpreh që nuk mban anë për procesin dhe është neutral, zyra e partisë nuk distancohet zyrtarisht, megjithatë thonë se shpresojnë dhe besojnë që Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do të kthehen të lirë pranë familjeve të tyre, pasi lufta ishte e drejtë dhe për liri.

Për qëndrimet e Shasivarit, nuk kemi asnjë koment nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti e Bilall Kasami.

Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale funksionarët e VLEN-it janë të ndarë në vlerësime. Koordinatori Nacional për Komunikim me Media i del në mbrojtje Shasivarit.

“Shasivari nuk e ka dënuar UÇK-në. Nuk e ka barazuar UÇK-në me krimin. Nuk ka akuzuar krerët e saj. Përkundrazi, ai ka kërkuar që për çdo akuzë të vendosë gjykata dhe jo politika, rruga apo emocionet”.

Kryetari i Këshillit të Çairit Muhamed Murtezi deklarimin e Shasiviarit e quan të panevojshëm publik, por më shumë të pafat sesa me qëllim të keq.

“Besoj fort se situata e krijuar nuk e zbeh aspak pozitën e tij të ministrit dhe nuk do të ndikon në kontributin që ai do të jep në dikasterin e vet. Prandaj thirrjet për dorëheqje nuk qëndrojnë dhe duhet injoruar pa hezitim”.

Por qëndrim krejt të kundërt me Shasivarin ka shprehur drejtori i Agjencisë së Gjuhëve, Granit Osmani shkruan në Facebook se barazimi i viktimës me agresorin nuk është “standard evropian”, por shkelje mbi ndërgjegjen kombëtare./Alsat.mk.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skandali qe tronditi britanine infermierja vrau 7 foshnja maternitetet pajisen me kamera 6aa969d0a37fb
Lajmi i mëparshëm

Skandali që tronditi Britaninë/ Infermierja vrau 7 foshnja, maternitetet pajisen me kamera

Të fundit nga

ShkoLartë