vetem 50 centimetra e gjere kjo eshte vetura me e ngushte ne bote 6aa2d1744650c

​Vetëm 50 centimetra e gjerë, kjo është vetura më e ngushtë në botë

September 10, 2026
1 minut lexim

Një veturë vetëm 50.20 centimetra e gjerë është shpallur si makina më e ngushtë e drejtueshme në botë, sipas “Guinness World Records”.

Rekordi është arritur nga italiani Andrea Marazzi në Bagnolo Cremasco të Italisë.

Sipas “Guinness World Records”, vetura ka një gjerësi prej 50.20 centimetra, ose 19.76 inç, duke u futur kështu në mesin e rekordeve më të pazakonta të botës.

Rekordi është bërë publik nga “Guinness World Records” në kuadër të promovimit të librit të ri Guinness World Records 2027, i cili përmban rekorde të reja dhe përmbajtje ekskluzive.

Libri përfshin rekorde nga fusha të ndryshme dhe synon të sjellë për lexuesit momente të veçanta dhe të paharrueshme nga e gjithë bota.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

stuhi ne disa zona te maqedonise reshje dhe bubullima fundjava sjell edhe renie te temperaturave 6aa2baef6ebbf
Lajmi i mëparshëm

Stuhi në disa zona të Maqedonisë, reshje dhe bubullima – fundjava sjell edhe rënie të temperaturave

fermeri nga fieri prodhon speca te kuq me helme kroacia gropos 14 7 tone 6aa2d1f038064
Lajmi i radhës

​Fermeri nga Fieri prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

Të fundit nga

ShkoLartë