Masa të paqëndrueshme ajrore kanë përfshirë pasditen e sotme disa rajone të vendit, duke sjellë reshje shiu, bubullima dhe erë të fortë.
Sipas Administrata për Hidrometeorologji (UHM), mot i paqëndrueshëm është regjistruar në rajonin e Gostivarit, si dhe në zonat malore në veriperëndim të Strugës dhe në perëndim të Krushevës.
Pamjet e radarëve tregojnë masa të paqëndrueshme të vranësirave edhe në veriperëndim të vendit, të shoqëruara me erë të përforcuar, bubullima dhe reshje shiu. Paqëndrueshmëri më e dobët është regjistruar edhe në jug të Dellçevës.
Ndryshimi i motit do të vazhdojë gjatë fundjavës. Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu.
Lokalisht, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të dendura, me mbi 15 litra për metër katror, të shoqëruara me bubullima dhe erë të fortë nga veriu, me shpejtësi mbi 40 km/h.
Nga e shtuna pritet edhe ulje e temperaturave ditore, duke sjellë freskim të ndjeshëm pas ditëve të nxehta.
Sipas parashikimeve, deri në mesin e javës së ardhshme pritet mot relativisht i qëndrueshëm dhe më i freskët.
Burimi: lajmpress.org


