verratti messi eshte me i miri neymar te jep gezim mbappe si ronaldo 6903beda1358d

Verratti: Messi është më i miri, Neymar të jep gëzim, Mbappe si Ronaldo

October 30, 2025
1 minut lexim

Ish-mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, ka folur për përvojat e tij te gjiganti francez dhe për bashkëlojtarët legjendarë me të cilët ka ndarë dhomën e zhveshjes: Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe.

“Të tre janë të ndryshëm”, ka thënë Verratti. “Messi është njeriu më i thjeshtë në botë: i përulur, i dashur, dhe për mua më i miri në histori.

Neymar është gjithmonë me buzëqeshje, të jep energji pozitive.

Ndërsa Kylian është i etur për të qenë më i miri në botë; ma kujton Ronaldon brazilian, sepse mund ta vendosë ndeshjen me një veprim të vetëm”. 

Verratti, i cili tani luan në Qatar Stars League, e ka kujtuar edhe triumfin e PSG-së në Champions League, që erdhi pas largimit të tij nga klubi.

“E ndoqa finalen në stadium me miq nga Parisi. Ishte një lehtësim i madh për klubin dhe presidentin. E ndjeva edhe unë si pjesë e atij suksesi, sepse e di sa shumë punuan për ta arritur,” është shprehur italiani, duke folur për “Flashscore”.

Mesfushori, që kaloi plot njëmbëdhjetë vite në Paris dhe zhvilloi mbi 400 ndeshje me fanellën e PSG-së, e konsideron periudhën atje si pjesën më të rëndësishme të jetës së tij.

“PSG më dha gjithçka. U rrita aty, u bëra burrë, u bëra baba. Edhe pse s’e fituam Champions League në kohën time, kam vetëm kujtime të bukura”, ka thënë Verratti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

blushi reforma ne drejtesi u be per te burgosur politikisht lideret e opozites meta dhe berisha instalim i regjimit policor 6903be836aed0
Lajmi i mëparshëm

Blushi: Reforma në drejtësi u bë për të burgosur politikisht liderët e opozitës Meta dhe Berisha! Instalim i regjimit policor

maqedonci kosova po i pershtat strategjite e sigurise me zhvillimet globale 6903bee376a13
Lajmi i radhës

Maqedonci: Kosova po i përshtat strategjitë e sigurisë me zhvillimet globale

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë