vergori takon ambasadorin italian ne kosove ne fokus koordinimi dhe siguria 6ae531a5f18ef

Vergori takon ambasadorin italian në Kosovë, në fokus koordinimi dhe siguria

October 31, 2026
1 minut lexim

Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar rëndësia e unitetit të qëllimit dhe koordinimit ndërmjet të gjithë aktorëve të brendshëm, me synim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.

KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin e tij për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në vend, si dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal.

Në njoftim është theksuar se ky angazhim do të vazhdojë përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të hapur, transparent dhe të vazhdueshëm me të gjithë aktorët relevantë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

per dhenien e provimit te jurisprudences mickoski ua prezanton personalisht modelin studenteve 6ae531157f558
Lajmi i mëparshëm

Për dhënien e provimit të jurisprudencës / Mickoski ua prezanton personalisht modelin studentëve

rama do te nisim konsultimet me prinder e mesues per kufizimin e rrjeteve sociale per te miturit 6ae531fc4a117
Lajmi i radhës

Rama: Do të nisim konsultimet me prindër e mësues për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

Të fundit nga

ShkoLartë