rama do te nisim konsultimet me prinder e mesues per kufizimin e rrjeteve sociale per te miturit 6ae531fc4a117

Rama: Do të nisim konsultimet me prindër e mësues për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

October 31, 2026
min lexim

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet të nisë një debat i gjerë për kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale, duke theksuar se ndikimi i hapësirës virtuale dhe ekspozimi ndaj modeleve të dhunshme kërkojnë një qasje të përbashkët nga institucionet, prindërit dhe shkollat.

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Rama u shpreh se duhet diskutuar se si dhe në çfarë moshe duhet të vendosen kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale dhe hapjen e llogarive personale nga të miturit.

“Duhet hapur debat se si dhe kur duhet të kufizojmë aksesin në rrjetet sociale të të miturve. Deri në cilin kufi moshe 16 apo 18 vjec, në mënyrë që të mos kenë më mundësinë të krijojnë llogari individuale në rrjetet sociale”, u shpreh Rama, duke njoftuar se për këtë çështje do të zhvillohen konsultime me prindërit dhe mësuesit në të gjitha shkollat.

“Ne do të nisim konsultimet për këtë çështje, duke filluar diskutimin me mësuesit dhe prindërit në të gjitha shkollat, për kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit. Ky është tashmë një trend që po identifikohet në një sërë vendesh demokratike”, theksoi ai.

Rama kërkoi gjithashtu zgjerimin e aktiviteteve sociale dhe kulturore për fëmijët, përtej angazhimit të tyre në sport. Sipas tij, institucionet duhet të krijojnë më shumë mundësi që të miturit të përfshihen në veprimtari artistike dhe kulturore.

“Një tjetër çështje shumë e rëndësishme është puna që duhet të bëjmë së bashku, institucionet dhe shoqëria civile e interesuar për këtë fushë, për të zgjeruar gamën e aktiviteteve të fëmijëve dhe aktivitetet e tyre sociale. Këto aktivitete duhet të shtrihen nga sporti te kultura, duke përfshirë të gjitha fushat që lidhen me skenën, pikturën, zejen, artin, filmin, fotografinë e shumë të tjera”, u shpreh Rama.

Në këtë kuadër, ai bëri të ditur se nga viti i ardhshëm shkollor synohet zbatimi i qëndrimit të zgjatur të fëmijëve në shkollë, me një buxhet të dedikuar.

“Zgjatja e qëndrimit të fëmijëve në shkollë është dicka që do të fillojë menjëherë vitin e ardhshëm. Kemi vendosur dhe një buxhet të posaҫëm në mënyrë që prindërit të vazhdojnë të punojnë dhe fëmijët të jenë në mjediset e shkollës deri në orën 5 pasdite”, tha Rama.

Sipas tij, kjo do t’u mundësojë prindërve të vijojnë punën, ndërsa fëmijët të qëndrojnë në një mjedis të organizuar dhe të mbikëqyrur gjatë pesë ditëve të javës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vergori takon ambasadorin italian ne kosove ne fokus koordinimi dhe siguria 6ae531a5f18ef
Lajmi i mëparshëm

Vergori takon ambasadorin italian në Kosovë, në fokus koordinimi dhe siguria

protesta masive ne itali mijera qytetare dalin ne rruge 6ae5320231dec
Lajmi i radhës

Protesta masive në Itali, mijëra qytetarë dalin në rrugë

Të fundit nga

ShkoLartë