vengu lama kontribut te jashtezakonshem gjate luftes se kosoves 6994f75499678

Vengu: Lama, kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së Kosovës

February 18, 2026
1 minut lexim

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka përshëndetur me respekt komandant Kudusi Lama, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë ngjarjeve të vitit 1999.

Në mesazhin e tij, ministri Vengu thekson se gjeneral Lama, i cili drejtonte Divizionin e Këmbësorisë së Kukësit, siguroi transportin dhe mbrojtjen e refugjatëve shqiptarë nga Kosova drejt Shqipërisë, duke qëndruar përballë forcave jugosllave në momentet më kritike të konfliktit.

“Pa e vënë kurrë në dyshim misionin, bashkë me trupat nën komandë, ai tregoi guxim, vendosmëri dhe humanizëm të jashtëzakonshëm”, nënvizon ministri Vengu.

Vengu thekson se, përveç dhjetëra medaljeve të fituara gjatë karrierës, komandant Lama gëzon respektin dhe mirënjohjen e shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit, duke mbetur një simbol i vlerave kombëtare dhe heroizmit në shërbim të popullit. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

irani nuk eshte pajtuar me te gjitha vijat e kuqe te percaktuara nga trump thote vance 6994f68d28652
Lajmi i mëparshëm

Irani nuk është pajtuar me të gjitha ‘vijat e kuqe’ të përcaktuara nga Trump — thotë Vance

haradinaj vizita e konjufces ne hage mesazh pozitiv per ish kreret e uck se 6994f76fbad6d
Lajmi i radhës

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

Të fundit nga

ShkoLartë