Modelja e njohur Skarlent Rodríguez dhe i dashuri i saj, José Castro, janë gjetur të vdekur në rrënojat e ndërtesave të shembura pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë.
Lajmin e kanë konfirmuar familjet e tyre, të cilat falënderuan të gjithë ata që ndihmuan në kërkimet për çiftin.
Në deklaratë u bë e ditur se në tërmet humbën jetën edhe babai, gjyshja, xhaxhai dhe tezja e José Castros.
Familja gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të vazhdojnë të ndihmojnë për mbulimin e shpenzimeve të funeralit, të cilat janë rritur ndjeshëm për shkak të tragjedisë.
Çifti ishte zhdukur për disa ditë para se trupat e tyre të gjendeshin nën rrënoja.
“U bëjmë thirrje të gjithë atyre që qëndruan pranë dhe ndihmuan në mbulimin e shpenzimeve të funeralit, të cilat janë rritur ndjeshëm për shkak të kësaj tragjedie”, shkroi familja.
Burimi: botasot.info


