venezuela denoncon urdhrin e trump bllokimi i anijeve eshte kercenim

Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse

December 17, 2025
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar një bllokadë totale të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela, një vendim që Karakasi e ka cilësuar si “kërcënime luftënxitëse”.

Trump e ka përshkruar qeverinë e Presidentit venezuelan Nicolás Maduro si një “organizatë terroriste e huaj” (FTO) dhe e ka akuzuar për përfshirje në kontrabandë droge dhe trafikim qeniesh njerëzore. Veprimet e fundit vijnë pasi SHBA-të sekuestruan javën e kaluar një anije cisternë venezueliane, një hap që ka rëndësi të madhe për Venezuelën, e cila mbështetet kryesisht te eksportet e naftës.

Sipas Trump, nafta e Venezuelës përdoret nga qeveria e Maduros për të “financuar terrorizmin, trafikun e drogës, rrëmbimet dhe vrasjet”. Ai gjithashtu paralajmëroi se forcat amerikane do të rriten edhe më shumë pranë brigjeve të Venezuelës, duke e bërë prezencën ushtarake më të madhe se çdo gjë që vendi ka parë më parë.

Venezuela ka akuzuar SHBA-në se po përpiqet të “vjedhë burimet e saj natyrore”, ndërsa Qeveria amerikane ka intensifikuar së fundmi sanksionet ndaj anijeve, bizneseve dhe disa të afërmve të Maduros, si dhe ka kryer sulme ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge.

Ekspertët dhe ligjvënësit amerikanë e kanë cilësuar këtë bllokadë detare si një akt lufte. Kongresmeni demokrat Joaquin Castro paralajmëroi se ligjvënësit do të votojnë një rezolutë për të kërkuar nga presidenti të ndalojë “armiqësitë me Venezuelën”.

Qeveria e Maduros përballet prej vitesh me presion ndërkombëtar dhe sanksione të rrepta nga SHBA-ja dhe shumë vende të tjera, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve të kontestuara. Së fundmi, shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Volker Türk, paralajmëroi se liritë qytetare në Venezuelë janë në ngushtim të vazhdueshëm, duke shtuar tensionet ndërkombëtare.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbreteria e bashkuar rikthehet ne programin erasmus ne 2027 6942b393ae796
Lajmi i mëparshëm

​Mbretëria e Bashkuar rikthehet në programin Erasmus+ në 2027

STOILKOVIQ
Lajmi i radhës

Takimi Stoilkoviq – Berisha: Vizion i përbashkët për bashkëpunim gjithëpërfshirës ndërmjet RMV-së dhe Republikës së Serbisë

Të fundit nga

ShkoLartë