mbreteria e bashkuar rikthehet ne programin erasmus ne 2027 6942b393ae796

​Mbretëria e Bashkuar rikthehet në programin Erasmus+ në 2027

December 17, 2025
1 minut lexim

Pas Samitit të fundit, Komisioni Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë përfunduar negociatat për pjesëmarrjen e Mbretërisë së Bashkuar me programin Erasmus+ në vitin 2027.

Kjo pjesëmarrje pritet të ofrojë mundësi të rëndësishme në fushat e arsimit, trajnimit, sportit dhe rinisë, si për individët në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe për ata në Bashkimin Evropian, veçanërisht për gjeneratën e re. Komisioni Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar shprehin pritshmërinë që këto mundësi të bëhen të disponueshme së shpejti, transmeton Guardian.

Të dyja palët u shprehën të kënaqura që termat specifikë të marrëveshjes për pjesëmarrje, përfshirë marrëveshjet financiare të ndërsjella, përfaqësojnë një balancë të drejtë midis kontributeve të MB-së dhe përfitimeve që ofron programi, duke hapur rrugën për pjesëmarrjen e Mbretërisë së Bashkuar në program në 2027.

Komisioneri për Tregtinë i BE-së, Mars Sefçoviq, i cili ishte i përfshirë drejtpërdrejt në bisedime, e përshëndeti këtë hap të MB-së si një “progres të madh”, duke theksuar se kjo do të “forcojë lidhjet midis njerëzve” mes BE-së dhe MB-së, raporton KosovaPress.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mirëpriti vendimin, duke thënë se ai do të “hapë derën për përvoja të reja të përbashkëta dhe miqësi të qëndrueshme”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

u perdhunua per ore te tera detaje rreqethese nga abuzimi i 13 vjecarit ne ferizaj 6942b38260cfe
Lajmi i mëparshëm

“U përdhunua për orë të tëra”, detaje rrëqethëse nga abuzimi i 13-vjeçarit në Ferizaj

venezuela denoncon urdhrin e trump bllokimi i anijeve eshte kercenim luftenxitese 6942b5454c0db
Lajmi i radhës

Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse

Të fundit nga

Për çfarë do të diskutojnë Trump dhe Xi?

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping, pritet të zhvillojnë një samit në Pekin – që po vëzhgohet me vëmendje – teksa Uashingtoni dhe Pekini po synojnë një armëpushim të
ShkoLartë