Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, me rastin e shënimit të 35-vjetorit të shtetësisë, ka përcjellë një mesazh për rrugëtimin e vendit dhe të ardhmen e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Azizi thekson se 35 vitet e shtetësisë përfaqësojnë një rrugëtim drejt ndërtimit të një shteti më të fortë, më evropian dhe më të sigurt.
“35 vjet shtetësi, 35 vjet rrugëtim drejt një shteti më të fortë, më evropian dhe më të sigurt”, shkruan Azizi.
Azizi gjithashtu ka thënë se përgjegjësia për të tashmen duhet të shoqërohet me besim të palëkundur në të ardhmen.
“Me përgjegjësi për të tashmen dhe besim të palëkundur në të ardhmen”, përfundon mesazhin zëdhënësja e Qeverisë.


