FB IMG 1788895885295

Ministri Agon Ferati me mesazh të fuqishëm për 35 vjetorin e pavarësisë: Evropa nis aty ku qytetarët janë të barabartë

September 8, 2026
1 minut lexim

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka uruar qytetarët me rastin e 35 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e shfrytëzuar këtë përvjetor jo vetëm si moment ceremonial, por edhe si një mesazh të qartë mbi atë se çfarë duhet të jetë shteti në një shoqëri që synon Evropën, përcjellë POST.MK

Ferati, në urimin e tij, e përshkruan vendin si “shtëpi të përbashkët”, duke e vendosur në qendër të mesazhit parimin se fuqia e shtetit nuk matet vetëm me institucionet dhe përvjetorët, por mbi të gjitha me mënyrën se si qytetarët ndihen brenda tij.

“Shteti bëhet më i fortë kur çdo qytetar ndihet i barabartë, i dëgjuar dhe i respektuar”, shkruan Ferati.

Pikërisht këtu qëndron edhe dimensioni politik i këtij urimi. Në një shtet multietnik, barazia nuk duhet të mbetet vetëm formulim kushtetues apo deklaratë festive, ajo duhet të jetë standard i përditshëm institucional dhe politik.

Nga pozita e ministrit që drejton dikasterin përgjegjës për marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, Ferati e vendos theksin te besimi, respektimi i dallimeve dhe mundësitë e barabarta, duke dhënë një mesazh që përkon drejtpërdrejt me parimet mbi të cilat ndërtohen shoqëritë moderne evropiane.

Në vend të një urimi të zakonshëm për përvjetorin, mesazhi i Feratit duket si një rikujtim se shtetësia ka kuptim vetëm atëherë kur secili qytetar e ndien veten pjesë të saj.

Ministri Ferati kërkon që 8 Shtatori të shërbejë si moment për të riafirmuar përkushtimin për forcimin e besimit ndërmjet bashkësive, respektimin e dallimeve dhe krijimin e mundësive të reja për brezat e rinj.

“E ardhmja jonë ndërtohet së bashku, me kontributin e secilit prej nesh”, thekson Ferati.

Një mesazh që, përtej simbolikës së 35 vjetorit, e vendos debatin te pyetja më thelbësore, çfarë shteti duam të ndërtojmë në dekadat e ardhshme?

Nëse përgjigjja është një shtet evropian, atëherë barazia, respekti, përfshirja dhe bashkëjetesa nuk mund të jenë vetëm fjalë të përdorura në ditët festive. Ato duhet të jenë mënyra se si funksionojnë institucionet dhe shoqëria çdo ditë.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1788891788815
Lajmi i mëparshëm

Venera Azizi: 35 vjet shtetësi, rrugëtim drejt një shteti më të fortë dhe evropian

hyseni nuk ka dilema kushtetuese per seancen e neserme 6aa066b262263
Lajmi i radhës

Hyseni: Nuk ka dilema kushtetuese për seancën e nesërme

Të fundit nga

ShkoLartë