vendkalimi ilegal ne bit pazar mexhiti ose vendosim semafor ose e prishim uren per ta rregulluar vendkalimin 6a54b8e65c320

Vendkalimi ilegal në Bit Pazar, Mexhiti: Ose vendosim semafor, ose e prishim urën për ta rregulluar vendkalimin

July 13, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se po shqyrtohen dy opsione për vendkalimin ilegal në Bit Pazar të Shkupit, përcjell TV21. Mexhiti tha se ky vendkalim duhet të rregullohet për shkak të tregtarëve, të cilët e shohin si të domosdoshëm këtë vendkalim.

“Jemi duke shqyrtuar dy opsione. Opsioni më i mundshëm është vendosja e semaforit dhe opsion tjetër është rrënimi i urës, nëse do të jetë pengesë ajo, me që nuk është në funksion të plotë, pra nuk shfrytëzohet nga qytetarët, mund të jetë opsion edhe prishja e urës, për ta rregulluar atë vendkalim, për shkak se ka nevojë, ajo një kohë u mbyll mirëpo me kërkesë të Bit Pazarit, ku ka shumë familje që sigurojnë ekzistencën, është rikrijuar vendkalimi, për interes të biznesit”, pohoi Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

olivia wilde tregon se penelope cruz e puthi gjate xhirimeve te filmit the invite 6a54b67253d94
Lajmi i mëparshëm

Olivia Wilde tregon se Penelope Cruz e puthi gjatë xhirimeve të filmit “The Invite”

vmro lsdm e majta dhe bdi e bllokuan kodin e ri zgjedhor 6a54ba33608c3
Lajmi i radhës

VMRO: LSDM, E Majta dhe BDI, e bllokuan Kodin e ri Zgjedhor

Të fundit nga

ShkoLartë