olivia wilde tregon se penelope cruz e puthi gjate xhirimeve te filmit the invite 6a54b67253d94

Olivia Wilde tregon se Penelope Cruz e puthi gjatë xhirimeve të filmit “The Invite”

July 13, 2026
1 minut lexim

Aktorja Olivia Wilde ka treguar se nuk e priste aspak veprimin e papritur të Penelope Cruz gjatë xhirimeve të filmit, “The Invite”.

Cruz shfaqet në një rol të ftuar në këtë film dhe gjatë një skene vendosi të improvizonte, duke e puthur Wilde pa e pasur këtë pjesë në skenar.

Wilde pranoi se momenti e befasoi plotësisht.

Ajo shpjegoi se skena ishte menduar vetëm për të paraqitur takimin mes personazheve të tyre, por Cruz vendosi të shtonte puthjen si një element spontan.

“U shokova plotësisht, por në të njëjtën kohë ishte edhe seksi. Mendova: ‘Në rregull, Penelope’”, tha ajo.

Shtoi se gjithçka ndodhi në prani të bashkëshortit të Penelope Cruz, aktorit Javier Bardem, i cili ishte gjithashtu në xhirime.

Wilde foli me shumë admirim për Cruz, duke e përshkruar si një nga aktoret më të veçanta.

“Ajo është qenia njerëzore më karizmatike dhe një forcë e vërtetë natyrore”, u shpreh aktorja.

Filmi “The Invite” tregon historinë e çiftit Angela dhe Joe, të cilët organizojnë një darkë për fqinjët e tyre, por mbrëmja merr një drejtim të papritur dhe hap pyetje rreth marrëdhënieve të tyre dhe zgjedhjeve në jetë.

Në film, përveç Olivia Wilde dhe Penelope Cruz, luajnë edhe Seth Rogen dhe Edward Norton.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

irani thote se shba ja po i minon bisedimet me omanin per hormuzin 6a54b5727a9fb
Lajmi i mëparshëm

Irani thotë se SHBA-ja po i minon bisedimet me Omanin për Hormuzin

vendkalimi ilegal ne bit pazar mexhiti ose vendosim semafor ose e prishim uren per ta rregulluar vendkalimin 6a54b8e65c320
Lajmi i radhës

Vendkalimi ilegal në Bit Pazar, Mexhiti: Ose vendosim semafor, ose e prishim urën për ta rregulluar vendkalimin

Të fundit nga

ShkoLartë