vendimi i fundit i shba se fehlinger zberthen sinjalin diplomatik dhe dhe ben thirrje per unitet politik 68c59021f2cb7

Vendimi i fundit i SHBA-së, Fehlinger ‘zbërthen’ sinjalin diplomatik dhe dhe bën thirrje për unitet politik

September 13, 2025
min lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë, njoftoi të premten Ambasada amerikane në Prishtinë.

Pezullimi i këtij dialogu e cilësua si një sinjal i rëndësishëm politik, mirëpo kishte kritika për mënyrën si është bërë – pa shpjegime të detajuara dhe pa treguar arsyet konkrete që shtyn drejt këtij vendimi.

E në lidhje me këtë temë, për “Bota sot” foli eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Së pari, ai këtë e cilësoi si një pakënaqësi e ndërkombëtarëve me zhvillimet politike, e sidomos me bllokadën institucionale që është krijuar.

“Një moment vendimtar për Albin Kurtin

Ambasada e SHBA-së ka njoftuar se nuk e mbështet më qartë kryeministrin Albin Kurti.

Ky është një zhvillim me peshë që pasqyron pakënaqësitë në rritje të partnerëve ndërkombëtarë me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Qeverisja e z. Kurti gjatë shtatë muajve të fundit, veçanërisht në raport me situatën në veri dhe dialogun me Serbinë, është vlerësuar si tejet sfiduese. Kjo periudhë është interpretuar nga disa si një formë bllokade institucionale, që ka ndikuar negativisht në imazhin ndërkombëtar të Kosovës”.

Sipas Fehlinger ka pasur mungesa të spektrit politik për compromise dhe marrëveshje që shtyn drejt formimit të institucioneve.

“Një ndër pikat më të diskutuara mbetet mungesa e ndërtimit të koalicioneve të qëndrueshme dhe qasja e fortë për të realizuar një vizion politik pa kompromise të mëdha.

Në disa raste, mënyra e qeverisjes është perceptuar si vazhdim i stilit opozitar, që ka shkaktuar tensione të brendshme dhe me aleatët ndërkombëtarë”, nënvizoi ai.

Krahas kësja, eksperti austriak përmendi edhe rifillimin e dialogut me Serbinë, por që i cili tha se nuk jep ndonjë efekt.

Sipas tij, zgjidhja kryesore është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

“Përpjekja e fundit e kësaj jave për të rifilluar dialogun me Serbinë, për fat të keq, duket se nuk do të ketë efekt të menjëhershëm. As qeveria aktuale në Kosovë, e cila është në një pozicion të dobësuar, dhe as regjimi i presidentit Vuçiq, që është nën presion të madh, nuk kanë legjitimitetin e duhur për të arritur një marrëveshje të besueshme në këtë fazë.

Në këto rrethana, zgjidhja më e mirë mund të jenë zgjedhjet e parakohshme, për të krijuar një qeveri me mandat të ri dhe mbështetje të gjerë popullore.

Një qeveri e tillë, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, do të kishte mundësi të qarta për të forcuar institucionet e Kosovës dhe për të rihapur dialogun me Serbinë në një mënyrë më të qëndrueshme.

Qëllimi strategjik mbetet i pandryshuar: integrimi i Kosovës në NATO në vitin 2026 dhe në Bashkimin Evropian në vitin 2029, në hap me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Për ta arritur këtë, Kosovës i nevojitet një qeveri që gëzon besimin e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”, përfundoi Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dortmund fiton dhe kryeson ne bundesliga i pacarada lendohet 68c590149db1a
Lajmi i mëparshëm

Dortmund fiton dhe kryeson në Bundesliga I, Paçarada lëndohet

tubime masive ne londer pas vrasjes se charlie kirk mbi 1600 oficere policie ne gatishmeri 68c59138b4cf2
Lajmi i radhës

Tubime masive në Londër pas vrasjes së Charlie Kirk, mbi 1,600 oficerë policie në gatishmëri

Të fundit nga

ShkoLartë