vendim unanim be miraton paketen e 19 te sanksioneve kunder rusise 68f9f8d30df90

Vendim unanim/ BE miraton paketën e 19 të sanksioneve kundër Rusisë

October 23, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Evropian ka miratuar zyrtarisht paketën e nëntëmbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur presionin ndaj Moskës për agresionin e saj në Ukrainë.

Sipas Presidencës Daneze të BE-së, procedura me shkrim u përfundua pa asnjë kundërshtim nga 27 vendet anëtare, duke reflektuar unitet të plotë brenda unionit mbi këtë çështje.

Pakoja e re e sanksioneve synon eksportet ruse të gazit të lëngshëm natyror (LNG) – një sektor me rëndësi strategjike për ekonominë ruse – dhe përfshin gjithashtu masa për kufizimin e lirisë së lëvizjes së diplomatëve rusë që shërbejnë në vendet e BE-së.

“Sot është një ditë e madhe për Evropën dhe Ukrainën. Ndikimi i sanksioneve do të jetë real,” deklaroi ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, pas miratimit të paketës.

Kjo është paketa e 19-të e sanksioneve e miratuar nga BE që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, dhe vjen në një kohë kur Brukseli po kërkon të godasë më thellë burimet energjetike dhe financiare të Kremlinit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrane dhe groposen babane jepet vendimi per femijet dhe bashkeshorten e pellumb metes njeri burgim te perjetshem 68f9f8645f267
Lajmi i mëparshëm

Vranë dhe groposën babanë, jepet vendimi për fëmijët dhe bashkëshorten e Pëllumb Metës, njëri burgim të përjetshëm

trump sanksionoi kompanite ruse te naftes reagon rusia nese shba te ndjekin shembullin e qeverive te meparshme do deshtojne 68f9fa8a18442
Lajmi i radhës

Trump sanksionoi kompanitë ruse të naftës, reagon Rusia: Nëse SHBA-të ndjekin shembullin e qeverive të mëparshme, do dështojnë

Të fundit nga

ShkoLartë