rusia sulm me raketa e drone ne ukraine 3 te vrare 69c262c31c5bc

Rusia sulm me raketa e dronë në Ukrainë, 3 të vrarë

March 24, 2026
1 minut lexim

Sulmet me raketa dhe dronë rusë në Ukrainë gjatë natës së të martës kanë lënë pas 3 viktima dhe 12 plagosur. Sipas raportimeve të mediave, dy persona në rajonin e Poltavas dhe një person në Zaporizhia, thanë zyrtarët.



Sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjithë Ukrainën gjatë natës, përveç rajonit të Odesës, njoftuan autoritetet.

Sulmet me raketa dhe dronë rusë në rajonin e Poltavas dëmtuan ndërtesa banimi dhe një hotel, dhe shpërtheu një zjarr, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Vitaly Dyakivnych, në platformën Telegram. “Fatkeqësisht, dy persona vdiqën dhe shtatë u plagosën si pasojë e sulmit”, shtoi ai.

Ndërkohë, një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në sulmet me raketa dhe dronë në Zaporizhia, tha Ivan Fedorov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhias. Ai shtoi se gjashtë ndërtesa apartamentesh dhe dy shtëpi private, një dyqan, ndërtesa jo-rezidenciale dhe një strukturë infrastrukturore industriale u dëmtuan.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fssh spitalet duhet te kontrollojne rezervat e heliumit mund te kete nderprerje te furnizimit 69c262748a199
Lajmi i mëparshëm

FSSH: Spitalet duhet të kontrollojnë rezervat e heliumit, mund të ketë ndërprerje të furnizimit

kapen imigrante ne rrugen rajonale demir kapi negotine ndalohet nje person 69c268babbaa0
Lajmi i radhës

Kapen imigrantë në rrugën rajonale Demir Kapi – Negotinë, ndalohet një person

Të fundit nga

ShkoLartë