veliaj pas vendimit te kushtetueses do te bej gjithcka qe puna ne tirane te vijoje 690dfc54d0313

Veliaj pas vendimit të Kushtetueses: Do të bëj gjithçka që puna në Tiranë të vijojë

November 7, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga burgu për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi qeverinë, duke e lënë atë në detyrë.



Në një postim në Facebook, Veliaj e cilëson atë një fitore për demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve. Sipas tij vendimi nuk i rikthen mandatin atij personalisht, por popullit të Tiranës.

“Të dashur miq, Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët. Drejtësia kushtetuese foli. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës. Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij. Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.  Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua”, shprehet Veliaj.

Ai thekson se do të bëjë  gjithçka mundet që puna të vijojë dhe të mos pengohet në ushtrimin e mandatit.

“Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar. Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!”

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tensione ne moske mediat ruse raportojne se putin eshte i pakenaqur me lavrov pas anulimit te takimit me trump ja cfare thote zedhenesi i kremlinit 690df9469a0e9
Lajmi i mëparshëm

Tensione në Moskë, mediat ruse raportojnë se Putin është i pakënaqur me Lavrov pas anulimit të takimit me Trump, ja çfarë thotë zëdhënësi i Kremlinit

peruja shpall non grata presidenten e meksikes 690dfd82acd2c
Lajmi i radhës

Peruja shpall “non grata” Presidenten e Meksikës

Të fundit nga

ShkoLartë