veliaj padit presidencen e republikes dhe prokurorin e spak ut olsi dado 69734154e5057

Veliaj padit presidencën e Republikës dhe prokurorin e SPAK-ut, Olsi Dado

January 23, 2026
1 minut lexim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë një kërkesë-padi ndaj institucionit të presidentit të Republikës së Shqipërisë (mandati 2007–2012) dhe prokurorit të posaçëm Ols Dado.

Në padi kërkohet konstatimi i pavlefshmërisë absolute të dekretit të vitit 2008 për emërimin e Olsi Dados si prokuror, në një kohë kur, sipas Veliajt, ligji nuk e lejonte këtë pa kryer më parë shkollën e magjistraturës, pasi ai ishte noter, raporton Euronewsalbania.

Sipas padisë, emërimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit Olsi Dado nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit, për shkak të mungesës së arsimit përkatës në shkollën e magjistraturës.

Veliaj kërkon gjithashtu që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe të ushtrimit, sipas tij të paligjshëm, të detyrës së prokurorit nga Olsi Dado.

Në padi theksohet se të gjitha veprimet penale të ndërmarra ndaj Erion Veliajt, përfshirë masat e sigurisë dhe kufizimin e ushtrimit të mandatit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mbështeten mbi një akt emërimi të cilësuar si “nul ab initio”, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, si dhe familjes dhe personit të tij.

Sipas padisë, Olsi Dado i është propozuar presidencës në vitin 2008 nga Prokurorja e Përgjithshme e asaj kohe, Ina Rama, ndërkohë që ai nuk plotësonte kushtet ligjore, pasi ishte vetëm noter dhe pa kryer shkollën e magjistraturës. Pavarësisht kësaj, presidenca e ka dekretuar emërimin e tij si prokuror.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritet numri i gjobave ne trafik 69732d8ebbf08
Lajmi i mëparshëm

Rritet numri i gjobave në trafik

infantino kupen e botes do ta dorezojme bashke me presidentin e shba se 697341b3ac84b
Lajmi i radhës

​Infantino: Kupën e Botës do ta dorëzojmë bashkë me presidentin e SHBA-së

Të fundit nga

Ter Stegen për largimin nga Barça

Portieri i njohur gjerman, Marc-Andre ter Stegen, ka folur për ndarjen e tij nga Barcelona, duke e përshkruar si një ndryshim të madh pas 12 vitesh në klub “Largimi nga Barcelona? Ende më
ShkoLartë