vedat muriqi shpresojme per fitore deri ne momentet e fundit ndaj sllovenise 691769355070d

Vedat Muriqi: Shpresojmë për fitore deri në momentet e fundit ndaj Sllovenisë

November 14, 2025
1 minut lexim

Sulmuesi i kombëtares dardane, Vedat Muriqi është paraqitur në konferencë për media, para ndeshjes së madhe me Slloveninë.

Ai është shprehur optimist për fitore, teksa ka pasur edhe një kundërpërgjigje për trajnerin e Sllovenisë, i cili kishte thënë se edhe pa Benjamin Seskon do të fitojnë ndaj Kosovës.

“Tabela tregon që Kosova ka bërë më mirë se Sllovenia, nuk e di ku e ka marrë atë vetëbesim. Edhe ne jemi ambicioz.

Ne kemi katër pikë më shumë se Sllovenia momentalisht.

Shpresojmë për fitore deri në momentet e fundit. Siç shpresojnë e gjithë Kosova për mua, edhe unë shpresoj që të shënoj gol ndaj Sllovenisë”, ka thënë Muriqi.

Ndeshja Slloveni – Kosovë do të luhet nesër, e shtunë, me fillim nga ora 20:45 në “Stozice Stadion”.

Kosova është e dyta në grup me shtatë pikë, teksa Sllovenia është e treta me tri pikë.

Me një pikë të fituar, Kosova e siguron “play-offin” e Botërorit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jemi ne nje situate disi te imponuar rama mesazh punonjesve te bashkise se tiranes beni sa me mire te mundeni punen 691768d9d4804
Lajmi i mëparshëm

“Jemi në një situatë disi të imponuar”, Rama mesazh punonjësve të bashkisë së Tiranës: Bëni sa më mirë të mundeni punën…

pzap refuzon ankesen e pdk se per rivotim ne mitrovice 6917694093b4d
Lajmi i radhës

PZAP refuzon ankesën e PDK-së për rivotim në Mitrovicë

Të fundit nga

ShkoLartë