vdiq nje pacient 69 vjecar ne kliniken infektive ne shkup per shkak te komplikacioneve nga gripi 696cd58f3e9ce

Vdiq një pacient 69 vjeçar në Klinikën Infektive në Shkup për shkak të komplikacioneve nga gripi

January 18, 2026
1 minut lexim

Në Klinikën Infektive dje ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar, tek i cili ishte konfirmuar influenzë A. Pacienti, siç informoi drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana, ishte me sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte i vaksinuar kundër gripit sezonal, edhe pse bënte pjesë në grupin e rrezikut.

“Pacienti u soll në gjendje jashtëzakonisht të rëndë të përgjithshme, me bronkopneumoni masive të zhvilluar. Ai u trajtua menjëherë dhe në kohë nga ekipi mjekësor në repartin e kujdesit intensiv, por pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra, fatkeqësisht pacienti ndërroi jetë. Duhet theksuar se pacienti kishte shumë komorbiditete: sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD), kardiomiopati dhe sëmundje të tjera.
Është shumë e rëndësishme të theksohet edhe një herë se pacienti nuk ishte i vaksinuar, edhe pse bënte pjesë në grupin e pacientëve që duhej të merrnin vaksinën sezonale kundër gripit”, deklaroi Cana.

Pacienti është nga brendësia e vendit, u soll në gjendje jashtëzakonisht të rëndë dhe u vendos menjëherë në ventilim mekanik, tek ai simptomat kishin zgjatur pesë ditë para pranimit në spital.

Në Klinikë, siç informoi Cana aktualisht janë të hospitalizuar rreth 25-30 pacientë, disa prej tyre me gjendje më të lehtë dhe të tjerë me gjendje më të rëndë, prej të cilëve disa me mbështetje oksigjeni, ndërsa vetëm një në ventilim mekanik si rast më i rendë. Kjo është viktima e dytë këtë sezon me grip, pasi javën e kaluar në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup ndërroi jetë një paciente 75-vjeçare.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

subvencione nga 20 mije denare per invertere dhe 5 mije denare per bicikleta 696cd43c8f021
Lajmi i mëparshëm

Subvencione nga 20 mijë denarë, për inverterë dhe 5 mijë denarë për biçikleta

ligji i gjuhetise ndryshon pas 12 vitesh eksperti tregon rregullat e reja dhe ndalesat 696ce217ca271
Lajmi i radhës

Ligji i gjuhetisë ndryshon pas 12 vitesh, eksperti tregon rregullat e reja dhe ndalesat

Të fundit nga

ShkoLartë