Sipas raportimeve lokale, Lucia Sisic, e cila ishte Miss Austria në fuqi, ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare.
Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur, por spekulimet janë se ka të bëj me një arsye shëndetësore.
Sipas mediave Die Presse, Oe24 dhe Kronen Zeitung, Sisic kishte lindur me një defekt në valvulën e zemrës dhe gjatë viteve kishte kryer disa ndërhyrje kirurgjikale. Ajo kishte kryer ndërhyrjen e saj të fundit në zemër gjatë dimrit.
Mission Austria, organizata që përzgjedh fituesit e titujve Miss dhe Mister Austria, ishte ndër të parat që i bëri homazhe Sisic në rrjetet sociale.
“Me tronditje të madhe dhe pikëllim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Miss Austria 2024, Lucia Sisic. Do ta kujtojmë Lucian si një vajzë të re të mrekullueshme. Mendimet dhe ngushëllimet tona të sinqerta janë me familjen, miqtë dhe të gjithë njerëzit e saj të afërt në këtë kohë të vështirë,” vijonte mesazhi nga Mission Austria në facebook.
Sisic u kurorëzua Miss Austria në vitin 2024 dhe vazhdonte ta mbante titullin, pasi pas atij viti nuk ishin zhvilluar konkurse të tjera, shkruan People e përcjell KosovaPress.
Burimi: botasot.info


