protesuesit sulmuan deputeten e ps reagon kociu kjo eshte dhune e mirefillte 6aa04b11de782

Protesuesit sulmuan deputeten e PS, reagon Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë!

September 8, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas tensioneve të regjistruara në nisje të seancës plenare, ku disa deputetë u përballën me protestuesit që ishin mbledhur para ambienteve të Parlamentit.

Përmes një postimi në Facebook, Koçiu i ka cilësuar incidentet si akte dhune, duke dënuar veçanërisht rastin e deputetes së Partisë Socialiste, Iris Luarasi.

“Kjo nuk është as protestë, as shprehje e zemërimit qytetar. Është dhunë e mirëfilltë dhe e shëmtuar, e cila duhet dënuar me forcë, pa asnjë hezitim dhe pa asnjë justifikim”, shkruan Koçiu.

Ajo e cilësoi si “akt të turpshëm” dhunën ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe deputetëve, duke vënë theksin te rastet që përfshijnë gratë.

“Dhuna ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe deputetëve, veçanërisht ndaj grave, si në rastin e sotëm ndaj Iris Luarasit, është një akt i turpshëm. Aq më e rëndë bëhet kur nxitet nga vetë gratë”, vijon reagimin e saj zëvendëskryeministrja.

Sipas saj sjellje të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e një Shqipërie europiane.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti viziton punimet arkeologjike ne ulpiane 6aa04a9404b5f
Lajmi i mëparshëm

​Kurti viziton punimet arkeologjike në Ulpianë

vdes miss austria vetem ne moshen 22 vjecare 6aa04c3d014ab
Lajmi i radhës

Vdes Miss Austria vetëm në moshën 22 vjeçare

Të fundit nga

ShkoLartë