vdes cetniku slavko aleksiq simbol i rrethimit famekeq te sarajeves 694421333dea0

Vdes çetniku Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq të Sarajevës

December 18, 2025
min lexim

Slavko Aleksiq, udhëheqësi çetnik famëkeq dhe komandant i formacionit paramilitar ” Detashmenti çetnik i Sarajevës së re” vdiq sot në Trebinje në moshën 69-vjeçare, raportojnë mediat e Bosnjë e Hercegovinës.

Sipas këtyre mediave, informacioni për vdekjen e Aleksiq është konfirmuar nga banorët e Trebinjes.

Aleksiq mbahet mend si simbol i terrorit të snajperëve kundër popullsisë civile, veprimet e të cilit konsiderohen si një nga kapitujt e errët në historinë bashkëkohore të Sarajevës dhe shtetit të BeH, raporton KosovaPress.

Në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve ‘90, ai u përfshi aktivisht në strukturat nacionaliste, dhe në vitin 1990 ai ishte ndër ata që morën pjesë në ripërtëritjen e lëvizjes çetnike në Sarajevë. Në të njëjtin vit, ai u bë anëtar i Partisë Radikale Serbe. Më 1 mars 1992, Aleksiq mori rolin e komandantit të “Detashmentit çetnik të Sarajevës së re”, selia e së cilës ishte në Gërbavicë.

Gjatë luftës, ai veproi brenda forcave që morën pjesë në rrethimin e Sarajevës, dhe është veçanërisht i lidhur me vijat e demarkacionit në zonën e Gërbavicës dhe varrezat hebraike, një nga pikat më të vështira dhe më të përgjakshme të luftës midis ushtrisë së Republikës Serbe dhe Ushtrisë së Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Gjatë luftës, ai gjithashtu komandoi një detashment vullnetarësh rusë në zonën e “Sarajevës serbe” të atëhershme. Ai u shpall vojvodë çetnik nga udhëheqësi radikal Voislav Sheshel në vitin 1993, dhe më pas nga vojvoda çetnik Momçilo Gjujiq.

Pas bombardimeve të NATO-s dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, në mars të vitit 1996 ai udhëhoqi tërheqjen e forcave serbe dhe një pjese të popullsisë nga Gërbavica, dhe gjithashtu mori pjesë në aktet simbolike që shoqëruan më pas largimin nga vendbanimet e Sarajevës.

Pas përfundimit të luftës, Aleksiq u tërhoq në Hercegovinën lindore, kryesisht në zonën përreth Bileqës, ku vazhdoi aktivitetet e tij politike dhe ideologjike përmes organizatave çetnike dhe Ravna Gora. Ai merrte pjesë rregullisht në takime me natyrë radikale dhe revizioniste, në të cilat ngjarjet e luftës dhe roli i tij gjatë rrethimit të Sarajevës shpesh lavdëroheshin.

Vitet e fundit, emri i tij është rishfaqur në sytë e publikut në kontekstin e një hetimi të njohur si rasti “Safari i Sarajevës”, i cili po zhvillohet para institucioneve gjyqësore në Milano, dhe ka të bëjë me akuzat për operacione të organizuara me snajper kundër civilëve në Sarajevën e rrethuar.

Disa media rajonale e kanë lidhur gjithashtu presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ishte vullnetar në njësinë e Aleksiq gjatë luftës, me këtë rast.

Megjithëse emri dhe veprimet e tij shpesh lidheshin me shkelje të rënda të ligjit të luftës, Slavko Aleksiq nuk u ndoq kurrë përfundimisht penalisht para gjykatave vendase ose ndërkombëtare.

Rrethimi i Sarajevës zgjati 1.425 ditë dhe, nga 5 prilli 1992 deri më 29 shkurt 1996, dhe konsiderohet rrethimi më i gjatë i një kryeqyteti në historinë moderne, dhe snajperët ishin një nga instrumentet kryesore të terrorit. Për gati katër vjet, qyteti ishte i rrethuar plotësisht nga forcat e Ushtrisë së Republikës Serbe, i ekspozuar ndaj bombardimeve të përditshme, zjarrit të snajperëve dhe terrorit sistematik kundër popullsisë civile.

Sipas të dhënave nga institucionet dhe qendrat kërkimore përkatëse, mbi 11.500 civilë u vranë në Sarajevë gjatë rrethimit, përfshirë mbi 1.600 fëmijë, ndërsa dhjetëra-mijëra qytetarë u plagosën.

Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë ka përcaktuar në disa vendime se rrethimi i Sarajevës përbënte një fushatë të organizuar kundër popullsisë civile, me qëllim përhapjen e frikës dhe shtrëngimit, gjë që kualifikohet si krim lufte dhe krim kundër njerëzimit.

Anëtarë të shumtë të ushtrisë së Republikës Serbe janë dënuar para Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë për krime të lidhura me rrethimin, përfshirë snajperët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bqe i mban normat e interesit te pandryshuara 6944211ed29d1
Lajmi i mëparshëm

​BQE i mban normat e interesit të pandryshuara

u kap ne kiss cam me shefin ne koncertin e coldplay drejtoresha e hr thyen heshtjen 694422e59a09a
Lajmi i radhës

U kap në “kiss cam” me shefin në koncertin e Coldplay, drejtoresha e HR thyen heshtjen

Të fundit nga

Disa fshatra të Lipjanit mbesin pa ujë

Furnizimi me ujë në fshatrat Rufc i Ri, Rufc i Vjetër, Hallaq i Vogël dhe Ribar i Vogël është ndërprerë që nga pasditja e datës 15 dhjetor, për shkak të dëmtimit të
ShkoLartë