vdes aktori i njohur shqiptar 6a32c39b9e5f9

Vdes aktori i njohur shqiptar

June 17, 2026
1 minut lexim

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Ai ka humbur jetën në një spital në Itali, pas një sëmundjeje të gjatë me të cilën ishte përballur prej kohësh.

I lindur më 6 dhjetor 1947 në Lushnje, Gjergji Lala ndërtoi një karrierë të pasur në teatër dhe kinematografinë shqiptare, duke interpretuar një sërë rolesh që lanë gjurmë te publiku.

Ndër interpretimet e tij më të spikatura mbetet roli i Mihal Gramenos në filmin shqiptar “Liri a vdekje”.

Me kontributin e tij të çmuar në skenën dhe ekranin shqiptar, Gjergji Lala do të kujtohet si një prej figurave të vlerësuara të artit të interpretimit, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme artistike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

te premten nenshkruhet paqja shba iran tajani zbulon se kur do te rihapet ambasada italiane ne teheran 6a32c2d3d9fe9
Lajmi i mëparshëm

Të premten nënshkruhet paqja SHBA-Iran/ Tajani zbulon se kur do të rihapet ambasada italiane në Teheran

ademi pa asnje baze te qendrueshme juridike gjykata kushtetuese ka pranuar nismen per emrat ne tetove 6a32c78e25436
Lajmi i radhës

Ademi: Pa asnjë bazë të qëndrueshme juridike, Gjykata Kushtetuese ka pranuar nismën për emrat në Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë