vazhdon rigjykimi i endrit nikes i akuzuar per vrasjen e shtetases argjentinase 6af17fa9231b0

​Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

November 9, 2026
1 minut lexim

Gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 19 shkurt ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim, por Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu rastin në rigjykim.

Në seancën e 28 majit 2025 i akuzuari u deklarua i pafajshëm.

Akktakuzën e ka ngritur më 11 shkurt 2025 Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Endrit Nika akuzohet se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij- tani të ndjerën M.K-U., të cilën paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë tek parkingu jashtë hotelit dhe pasi që hyjnë në hotel- në dhomën ku ishin duke qëndruar, i pandehuri Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën M.K-U ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës, nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës M. K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë, me ç’rast, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK.

Me këtë, i akuzuari Endrit Nika ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.3 të Kodit Penal”, thuhet në aktakuzë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mblidhet kryesia e kuvendit te kosoves 6af163815c8bc
Lajmi i mëparshëm

Mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

shi dhe vranesira ne shqiperi gjate dites priten edhe shtrengata afatshkurtra 6af17ffc98689
Lajmi i radhës

Shi dhe vranësira në Shqipëri, gjatë ditës priten edhe shtrëngata afatshkurtra

Të fundit nga

Mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare, si dhe çështje të tjera. Në mesin
ShkoLartë