Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare, si dhe çështje të tjera.
Në mesin e pikave të parapara për seancën plenare është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.
Po ashtu, në rend dite është edhe mocioni përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Kryesia do të shqyrtojë edhe miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar, ndërsa në fund do të trajtojë propozimet dhe kërkesat e ndryshme.
Burimi: botasot.info

