vazhdon lufta mes murinjos dhe fenerbahces presidenti i klubit turk me te u perkeqesuan te gjithe lojtaret 68cd9536b5733

Vazhdon lufta mes Murinjos dhe Fenerbahçes, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan të gjithë lojtarët

September 19, 2025
1 minut lexim

Lufta e hapur mes Zhoze Murinjos dhe ish-klubit të tij, Fenerbahçes, duket se nuk njeh fund. Palët kanë shkëmbyer akuza e batuta gjatë ditëve të fundit dhe gjithçka është përkeqësuar ndjeshëm pasi Murinjo firmosi për Benfikën, ekipin që eliminoi skuadrën turke nga Liga e Kampioneve.

Në prezantimin e tij, Murinjo e shtoi dozën e akuzave, duke deklaruar se kishte gabuar duke shkuar te Fenerbahçe “pasi nuk ishte në lartësinë e tij” dhe se e “kishte kuptuar gabimin” duke u kthyer te Benfika që ishte klub i një niveli të lartë.

Presidenti i klubit turk, Ali Koç, nuk ka vonuar t’i përgjigjet trajnerit portugez. “Largimi i Murinjos ishte i vështirë, pasi ishte si një anëtar i familjes. Por të thotë që ardhja këtu ishte gabim, është një deklaratë që zhvlerëson një trajner të këtij niveli.

Të gjithë lojtarët tanë që kishin shkëlqyer në sezonin e 99 pikëve, regjistruan rënie. Kerem Aktyrkoglu shënoi golin vendimtar, humbja jonë nuk është faji i tij:”, tha Koç duke iu kundërvënë Murinjos.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkoder zaptimi i hyrjes se shkolles 9 vjecare ali lacej kryebashkiaku benet beci javes tjeter zgjidhim problemin e mbartur prej vitesh 68cd94d436757
Lajmi i mëparshëm

Shkodër, zaptimi i hyrjes së shkollës 9-vjeçare “Ali Laçej”, kryebashkiaku Benet Beci: Javës tjetër zgjidhim problemin e mbartur prej vitesh

kurti dhe shba marredhenie te forta apo krize e thelluar 68cd954122358
Lajmi i radhës

Kurti dhe SHBA: Marrëdhënie të forta apo krizë e thelluar?

Të fundit nga

ShkoLartë