Dolce dhe Lim Hoti po vazhdojnë të jenë në vëmendje të publikut gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova 4.
Dyshja, të cilët po tregohen edhe më të afërt, nuk po ndalojnë momentet e bukura së bashku.
Ata së fundmi shihen duke shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin, gjë që tregon se ky raport po bëhet edhe më i fortë.
Ndonëse nuk e cilësojnë si lidhje, të njëjtit po shijojnë çdo moment së bashku.
Kjo vjen në kohën kur në shtëpinë e famshme ndodhet edhe Alba Pollozhani, e cila ka qenë në lidhje me Limin.
Ka akoma paqartësi se kur janë ndarë meqë kanë dhënë versione të ndryshme.
Sidoqoftë, koha e tregon marrëdhënien e tyre se si do të jetë në vijim.
Burimi: botasot.info


