vazhdohet paraburgimi per veselin selimin dhe krasniqin thuhet se mund te pengojne procesin e kryejne krime tjera 696b59be42395

Vazhdohet paraburgimi për Veselin, Selimin dhe Krasniqin, thuhet se mund të pengojnë procesin e kryejnë krime tjera

January 17, 2026
1 minut lexim

Gjykata Speciale e njohur si Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka njoftuar se ka vazhduar paraburgimin ndaj tre të akuzuarve, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas Gjykatës, të akuzuarit nëse lihen të lirë mund ta pengojnë procesin ose të kryejnë krime tjera, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Trupi Gjykues në rastin Thaçi dhe të tjerët vendimin e fundit e kishte marrë më 16 janar kur ishte paraparë rishikimi i vendimit për paraburgimin të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mendoni se jeni trashegimtare te platonit e aristotelit mitsotakis pas kritikave te mediave greke per deklaraten e rames e njoh prej vitesh ka menyre te vecante te shprehuri 696b59843ec37
Lajmi i mëparshëm

“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit e Aristotelit”, Mitsotakis pas kritikave të mediave greke për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

teheran i qete pas protestave arrestimet dhe bllokimi i internetit vazhdon 696b59d437d64
Lajmi i radhës

Teheran i qetë pas protestave, arrestimet dhe bllokimi i internetit vazhdon

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë