Papa Leo XIV ka refuzuar ftesën e Donald Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”, tha një zyrtar i lartë i Vatikanit.
Kardinali Pietro Parolin, sekretari i shtetit i Vatikanit , u tha gazetarëve të martën se Papa kishte një numër shqetësimesh në lidhje me iniciativën dhe se si rezultat ai “nuk do të marrë pjesë”.
“Për ne, ka disa çështje kritike që duhet të zgjidhen”, tha ai. “Një shqetësim është se në nivel ndërkombëtar, mbi të gjitha, duhet të jetë OKB-ja ajo që menaxhon këto situata krize. Kjo është një nga pikat në të cilat kemi këmbëngulur.”
Donald Trump ka ftuar një numër udhëheqësish botërorë t’i bashkohen bordit, i cili fillimisht ishte konceptuar si një organ për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza dhe për të koordinuar rindërtimin e Rripit pas konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit.
Burimi: botasot.info


