vasfije krasniqi goodman per mua nuk do te kete qetesi shpirterore pa pasur drejtesi 6a33db36bb967

Vasfije Krasniqi-Goodman: Për mua nuk do të ketë qetësi shpirtërore, pa pasur drejtësi

June 18, 2026
min lexim

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman është emocionuar gjatë fjalimit që ka mbajtur në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt.

Ajo, ka thënë se ndryshimi për ta thyer heshtjen ka nisur qysh në vitin 2018.

Ndërsa, ka treguar se vetëm një pas dhunimit është drejtuar për në shtabin  e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të kërkuar mbrojtje situata e njëjtë mos t’i ndodhë prapë.

“Unë sot jam këtu, sikur isha dje dhe sikur isha me 16 tetor 2018, kur rrugëtimi im për të raportuar këtë krim ka ndodhur qysh më herët. Qysh shumica prej juve besoj se keni dëgjuar që dhuna seksuale po ndodh në Kosovë. Qysh një ditë pas dhunimit unë raportova në shtabin e UÇK-së, jo për të kërkuar drejtësi, po për të kërkuar siguri që të më mbrojnë që mos të më ndodhë më prapë. Është vështirë të flasësh për këtë temë, për drejtësi, për stigmën, për statusin, pas gjithë atyre fjalimeve Kurse në letër ligjet e Kosovës dalin shumë mirë, edhe për të ardhë koha të marrin mësim nga Kosova po dalim mirë. Por në realitet nuk është ashtu. Qysh në 2012-ën kur shteti im ma mohoi mu drejtësinë, e tash kemi dalë me folë e me thonë që kjo kauzë ka nisë qysh më herët. Jo, të flasim realitetin, se ndryshimi për drejtësi ka ndodhur ditët e fundit. Ndryshimi për me thy stigmën, heshtjen, ka ndodhur qysh në 2018-ën”, tha Krasniqi.

Krasniqi-Goodman,  tha se duhet pranuar edhe kritikat që nuk është bërë mjaftueshëm për arritjen e drejtësisë lidhur me krimet për dhunën seksuale që ka bërë Serbia.

“Sidoqoftë ne duhet t’i falënderojmë secilën e secilin person që ka bërë diçka për këtë kauzë, qysh nga organizatat që janë marrë me këtë punë , prej mbarimit të luftës të ‘99-es, edhe secilin person e deputet që kanë ngritur dorën që kjo ligj të kalohet. Por ne duhet t’i pranojmë edhe kritikat që nuk është bërë mjaftueshëm. Sepse kjo në të vërtetë për mua nuk do të ketë kurrë qetësi shpirtërore pa pasur drejtësi, sepse drejtësia na mungon, jo vetëm njohja e statusit, duhet bërë ndryshime se me të vërtetë për mua nuk do të ketë kurrë qetësi shpirtërore pa pasë drejtësi, sepse drejtësia na mungon, jo vetëm njohja e statusit. Unë, nga këtu u bëj thirrje, secilën viktimë që të raportojnë këto raste, sepse nuk është vonë për të kërkuar drejtësi, por po ashtu edhe për njohjen e statusit. Edhe pse ne jemi falënderues ndaj shtetit tonë që e ka filluar këtë komision e këtë një lloj pensione siç po i quajnë, por ajo i takon Serbisë për të paguar për krimet dhe dëmet që i ka shkaktuar në Kosovë. Lus viktimat që të ndihen të sigurta sepse çdo rast, çdo histori është e mbrojtur me ligj, edhe të dhënat e juaja janë të mbrojtura kështu që ju bëj thirrje që të kërkoni drejtësi edhe të aplikoni për njohjen e statusit”, tha Krasniqi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump me pelqen shume pallati i versajes eshte plote me ar 6a33d6a7aa840
Lajmi i mëparshëm

Trump: Më pëlqen shumë Pallati i Versajës, është plotë me ar

aksidentohet autobusi me nxenes ekskursioniste ne qender te elbasanit perplaset me nje tjeter makine 6a33dbb1c804f
Lajmi i radhës

Aksidentohet autobusi me nxënës ekskursionistë në qendër të Elbasanit, përplaset me një tjetër makinë!

Të fundit nga

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga çështja e Libanit

Izraeli po “zhvillon negociata të vazhdueshme” me Shtetet e Bashkuara mbi çështjen e vazhdimit të vendosjes së trupave në Libanin jugor, tha për Reuters të enjten një zyrtar i lartë izraelit pranë kryeministrit Benjamin Netanyahu. Izraeli
ShkoLartë