vardari kapitullon nga goli i liridon latifit kf shkendija largohet nga shkupi me fitore te madhe 69a99f1378de4

Vardari kapitullon nga goli i Liridon Latifit – KF Shkëndija largohet nga Shkupi me fitore të madhe 

March 5, 2026
1 minut lexim

Shkëndija e Tetovës ka arritur një fitore të madhe në udhëtim ndaj Vardarit të Shkupit me rezultat 1:0 në derbin e javës së 21-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.

Të dyja ekipet e nisën ndeshjen me kujdes të madh, pa ritëm dhe pa dinamizëm në lojë.

Pas 15 minutash lojë pa asnjë rast konkret, tabela vazhdonte të tregonte shifrat 0:0.

Në vazhdim, loja mbeti e njëjtë, pa emocione në kompleksin stërvitor të FFM-së.

Rasti i parë serioz erdhi në minutën e 32-të për mysafirët nga Tetova, kur futbollisti Trumçi gjuajti nga afërsia, por Talevski reagoi shkëlqyeshëm duke shpëtuar portën e tij. Rrjetat mbetën të paprekura deri në fund të pjesës së parë, e cila u mbyll me rezultatin fillestar 0:0.

Vendasit krijuan rastin e parë në pjesën e dytë në minutën e 63-të. Pas një krosimi nga Zakariq, Matiq u gjend përballë portës kundërshtare, por gjuajtja e tij nga afërsia ishte e dobët dhe u ndal nga portieri i mysafirëve, Gaye.

Vetëm pak minuta më vonë erdhi ndëshkimi për Vardarin. Skuadra nga Tetova pas  një kundërsulmi, i finalizuar mjaft bukur nga Liridon Latifi pas asistimit të Besart Ibraimit, për fitoren 0:1 në minutën e 66-të.

Në minutën e 82-të, Danev provoi me një goditje të bukur nga rreth 16 metra, por edhe një herë portieri i kuqezinjve nga Tetova, Gaye, ishte në lartësinë e detyrës.

Vardari kryeson me 52 pikë, ka një më shumë se Shkëndija në pozitën e dytë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

miri vezhgon gimbon dhe selin ne momente romantike syte ama i ka ketej 69a9988348f6e
Lajmi i mëparshëm

Miri vëzhgon Gimbon dhe Selin në momente romantike: Sytë ama i ka këtej…

cfare objektivash ka shba ja ne iran dhe cfare mund te ndodhe me pas 69a99f8baf42a
Lajmi i radhës

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Të fundit nga

ShkoLartë